Shtatë të vdekur në një tempull të sikëve në Amerikë

Artikujt tjerė
- Shtatë të vdekur në një tempull të sikëve në Amerikë
- Shfaqen ndjenja antigjermane edhe në Itali
- Kinë: 137 të arrestuar për trafik të organeve
- Shimon Peres viziton Greqinë
- Astronauti sirian dezerton nga regjimi i Asadit
- Njëzetmijë trupa siriane vërshojnë Halebin
- Clinton në Turqi për të biseduar rreth Sirisë
- Në luftimet e ushtarëve turq me kurdë, 19 të vrarë
- Në Afganistan vriten dy ushtarë të Zelandës së Re
- Kim Jung Eun ka ndërmend të bashkojë dy Koretë
Wisconsin, 5 gusht Të paktën shtatë persona janë vrarë, kurse edhe një numër i madh është plagosur gjatë të shtënave para dhe përbrenda një tempulli sik në Wisconsin të SHBA-së. Katër persona janë vrarë brenda tempullit, kurse tre të tjerë jashtë, duke përfshirë edhe një sulmues të cilin e ka vrarë policia, njoftoi Brad Wentlandt, shef i policisë lokale.Supozohet se numri i të plagosurve sillet ndërmjet 8 dhe 20. Tempulli gjendet në paralarjen e Milwaukeet, në shtetin federal amerikan Wisconsin.
Në mesin e t[ plagosurve është edhe një polic, i cili iu kundërpërgjigj zjarrit të sulmuesit dhe e vrau atë.
Kreu i shoqatës fetare të sikëve, Gurcharan Grewal tha për CNN se ka informacione që në brendi të tempullit ka më shumë të plagosur dhe se sulmin e kanë kryer më shumë persona.
Zëdhënësja e spitalit Froedhert në Milwaukee, Carolyn Bellin tha se në spital janë sjellë dy meshkuj, nga të cilët njëri është në gjendje kritike.








