• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shfaqen ndjenja antigjermane edhe në Itali

Publikuar: 05.08.2012 - 21:40

Romë, 5 gusht - Kryeministri italian, Mario Monti flet për një ndjenjë anti-gjermane në rritje në Itali. Në një intervistë për të përjavshmen “Der Spiegel”, ai përmendi akuzat italiane për ashpërsi dhe arrogancë ndaj Berlinit, një problem që shkon tej raportit mes dy vendeve. “Tensionet që shoqërojnë eurozonën kanë vijëzuar shpërbërjen psikologjike të Evropës. Duhet të punojmë fort për t’i bërë ballë”, i cili e sheh si problem kryesor kundërshtimin mes vendeve të veriut dhe atyre të jugut.

“Ndërsa italianët admirojnë gjermanët për cilësitë e tyre, kam përshtypjen se pjesa më e madhe e gjermanëve mendon se Italia ka marrë ndihma financiare nga Berlini apo nga BE-ja, por kjo nuk është aspak e vërtetë, asnjë euro nuk kemi marr”, tha ai.

Kryeministri italian kërkoi mbështetje morale dhe jo financiare. “Vendet më të fortë ekonomikisht të eurozonës duhet t’i lënë më shumë hapësirë manovrës së shteteve që zbatojnë me përpikëri direktivat evropiane”, transmeton TCH.

Ai kujtoi se Gjermania aktualisht ka norma interesi me të ulëta, madje edhe negative të letrave me vlerë dhe “në këtë mënyrë”, nënvizoi Monti, “normat e larta që duhet të paguajë Italia subvencionojnë ato të ulëtat e Gjermanisë”. 

Sa i përket marrëdhënieve të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri italian e cilësoi atë “miqësore dhe të sinqertë”. “Njihemi prej shumë vitesh dhe jam i gëzuar me vlerësimet e kancelares dhe ministrit të Financave, Volfgang Shauble, për progresin e politikës italiane”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell