Kinë: 137 të arrestuar për trafik të organeve

Artikujt tjerė
- Shtatë të vdekur në një tempull të sikëve në Amerikë
- Shfaqen ndjenja antigjermane edhe në Itali
- Kinë: 137 të arrestuar për trafik të organeve
- Shimon Peres viziton Greqinë
- Astronauti sirian dezerton nga regjimi i Asadit
- Njëzetmijë trupa siriane vërshojnë Halebin
- Clinton në Turqi për të biseduar rreth Sirisë
- Në luftimet e ushtarëve turq me kurdë, 19 të vrarë
- Në Afganistan vriten dy ushtarë të Zelandës së Re
- Kim Jung Eun ka ndërmend të bashkojë dy Koretë
Pekin, 5 gusht - Policia kineze ka arrestuar 137 persona, 18 prej të cilëve mjekë, të dyshuar për trafikimi të organeve në disa rajone, për shkak të blerjes së organeve të personave të shëndetshëm për t'ua shitur atyre në pritje të një transplantimi, njoftuan autoritetet lokale. Ky operacion, i ndërmarrë në 18 provinca dhe rajone, mundësoi shpëtimin e 127 personave që po përgatiteshin të jepnin nga një organ për para, theksoi Ministria e Sigurisë Publike.
Operacioni u ndërmor pas skandalit të zbuluar në muajin prill nga një student, i cili kishte shitur një nga veshkat e tij për të blerë një iPhone dhe një iPad.
17-vjeçari ishte paguar 3 500 euro. Pas operacionit ai ka pasur probleme me frymëmarrje dhe jeta e tij është në rrezik, transmeton BW agjencinë kineze të lajmeve Hsinhua.










arta 05.08.2012/22:08
cfar tmerri femija 17 vjeq te i hiqet veshkja ja kjo eshte jeta e te riut kur ska pas prind ndoshta e kane shty keshtu te bej mashtrim me ti lujt trut edhe te ne ne kosove kan me ndodh kto gjera shpejt do e perjetojm kte dite