• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Luftanijet ruse përplot marinarë lundrojnë drejt Sirisë

Publikuar: 03.08.2012 - 21:07

Moskë, 3 gusht - Tri luftanije ruse me rreth 360 marinarë gjatë disa ditëve të ardhshme do të ankorohen në portin sirian Tartus, në mënyrë që të plotësojnë rezervat e ujit e të ushqimit në bazën ruse që gjendet në këtë port të Sirisë, por njëkohësisht edhe për të dëshmuar praninë e tyre në vendin ku tash e 17 muaj po zhvillohen luftime të ashpra.

Luftanijet momentalisht gjenden ende në Detin Mesdhe, kurse burimet ruse nuk teojnë nëse marinarët nga tri luftanijet do të zbarkojnë dhe mbesin aty në bazë, apo bashkë me anijet tjera do të kthehen në Detin e Zi.

Rusia e konsideron Sirinë bazë strategjike për të dh, si pohojnë analistët, pothuaj me siguri se nuk do të lejojnë rënien e plotë të Asadit nga pushteti. Qeveria ruse madje edhe dorëheqjen e pardjeshme të Kofi Annanit nga posti i ndërmjetësit për zgjidhjen e krizës në Siri e quan hap të një pjese të vendeve perëndimore për ta rrëzuar nga pushteti Bashar al-Asadin, shkruan gazeta kroate Veçernji list.

“Tashti është krejtësisht e qartë se njerëz të caktuar e kanë larguar nga loja (Annanin) për të liruar rrugën për intervenim ushtarak”, vlerësoi gjenerali Genadij Gatillov, ndihmësministër i Mbrojtjes i Rusisë.

Derisa luftanijet ruse po i afrohen brigjeve të Sirisë, në territorin e qytetit dy milionësh Haleb po zhvillohen luftime të ashpra. Sipas informatave të fundit, Ushtria e lirë siriane (kryengritësit) ka marrë edhe armatim të rëndë, raketa kundërajrore dore dhe automjete luftarake të blinduara.

Në konflikte është përfshirë edhe fisi Berri, rreth 20 mijë pjesëtarë të të cilit jetojnë në rrethinat e Halebit. Disa anëtarë të këtij fisi para ca kohësh ishin vrarë nga ana e forcave kryengritëse, kështu që ky fis tashti i është bashkuar forcave të Asadit.

Sipas pohimeve të analistit brazilian, Pepe Escobar, lufta në Siri më së shumti i konvenon Izraelit, i cili dëshiron që njërin prej armiqve të tij kryesorë ta dobësojë deri në fund.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu