SHBA-ja i jep 1.18 miliard dollarë ndihma Pakistanit

Artikujt tjerė
- SHBA-ja i jep 1.18 miliard dollarë ndihma Pakistanit
- Suedezët hedhin lodra nga ajri në Bjellorusi
- Rusia përkrah NATO-n në Afganistan
- Abkhazia akuzon UÇK-në për vrasje në Siri!
- Departamenti i Thesarit ndëshkon Camorran
- Në Spanjë kapen tre operativë të Al Kaedës
- Merren në pyetje të bijtë e Mubarakut
- Tinejxheri kinez vret tetë njerëz
- Vriten tetë kryengritës në Kabul
- Vazhdon të përgjaket Damasku, 35 të vrarë
Islamabad, 2 gusht - Pakistani ka marrë 1.18 miliard dollarë ndihma nga Shtetet e Bashkuara për operacione kundër kryengritësve në këtë vend.
Zëdhënësi i Bankës së Pakistanit, Sajed Vasemudin i tha Radios Evropa e Lirë se kjo shumë është marrë dje.
Të hollat ishin bllokuar pas mospajtimeve ndërmjet dy vendeve lidhur me vrasjen e 24 ushtarëve të Pakistanit, në muajin nëntor të vitit të kaluar, gjatë një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.
Menjëherë pas kësaj, Islamabadi i kishte bllokuar rrugët e furnizimit të NATO-s për në Afganistan.
Shuma prej 1.18 miliard dollarësh është një shenjë e përmirësimit të lidhjeve, disa ditë pas arritjes së marrëveshjes së re për rrugët e furnizimit të NATO-s.
Po ashtu, ky zhvillim u bë pas vizitës së komandantit të forcave të NATO-s në Afganistan, Allain në Pakistan, me çrast me liderët ushtarakë u diskutua për çështjet e sigurisë. Gjenerali Allain bisedoi edhe me komandantin më të lartë ushtarak pakistanez Ashfaq Kajani.








