Nga Halebi ikin mbi 200 mijë njerëz

Artikujt tjerė
- Romney në Poloni, bojkotohet nga Solidarnosc
- Liria e besimit në nivele alarmante
- Turqia dërgon trupa në kufirin me Sirinë
- Dezerton diplomati sirian në Londër
- Ashpërsohen luftimet në Siri
- Sulmuesi James Holmes mund të dënohet me vdekje
- Irani dënon me vdekje katër mashtrues
- India në kolaps energjetik
- Nga Halebi ikin mbi 200 mijë njerëz
- Mbi 40 të vdekur nga zjarri në nj tren në Indi
Damask, 30 korrik - OKB-ja ka njoftuar se 200 mijë njerëz brenda vetëm 2 ditësh kanë ikur nga Halebi (Aleppo) prejse forcat qeveritare të presidentit Bashar al Assad shtuan sulmet në këtë qytete në veri të Sirisë. Ende nuk dihet se sa njerëz janë të bllokuar në vendet ku kanë vazhduar luftimet, njoftoi shefja e zyrës së OKB-së për çështje humanitare, Valerie Amos. Ajo ka shtuar se shumë banorë të Haleb kanë kërkuar strehim në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike dhe se u duhet urgjentisht ushqimi, batanijet dhe gjëra të tjera higjienike, përfshirë edhe ujë për pije. Amos shprehu brengë për granatimet dhe përdorimin e tankeve dhe armëve të tjera të rënda nga civilëve në Haleb, Damask dhe vende të tjera derisa u bëri thirrje palëve në konflikt të kenë kujdes që caku i tyre të mos jenë civilët.







