Gjermania kundër kreut të BQE, Mario Draghi

Artikujt tjerė
- Gjermania kundër kreut të BQE, Mario Draghi
- Kritikohet Beckham për reklamim të ushqim të shpejtë
- Vërshime në Korenë Veriore, 90 të vdekur
- Merkel dhe Monti dakordohen për mbrojtjen e eurozonës
- Netanyahu kërkon kërcënim ushtarak ndaj Iranit
- Siri: Luftime të ashpra në Alepo
- Ushtria e Turqisë në vëzhgimin e qeverisë
- Virusi Ebola vret 13 në Ugandë
- Në Meksikë kapet kreu i Los Zetas
- Tanket e Asadit filluan bombardimin e qytetit Haleb
Berlin, 29 korrik - Ministri gjerman i Ekonomisë i është kundërvënë kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, duke thënë se institucioni që ai drejton duhet të jetë i pavarur dhe jo të ndihmojë shtetet e zhytura në borxhe.
Deklarata e Dragit, të enjten në mbrëmje, se BQE-ja është e gatshme të bëjë gjithçka për të shpëtuar euron, bëri që bursat evropiane të fluturojnë, por nuk i ka pëlqyer aspak Berlinit, në veçanti Bundesbankës, e cila ka kundërshtuar që në fillim blerjen e borxhit sovran nga BQE.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Filip Roesler iu kundërpërgjigj mbrëmë Draghit nëpërmjet një gazete te gjermane me fjalët se Banka Qendrore Evropiane duhet të rrijë e pavarur dhe detyra e saj është që të sigurojë stabilitetin e euros dhe jo të financojë borxhet e shteteve, transmeton BW.









