Të paktën 56 të vrarë sot në Siri

Artikujt tjerė
- Të paktën 56 të vrarë sot në Siri
- Pakistani bllokon përkohësisht furnizimet e NATO-s
- Obama kërkon shitje të kontrolluar të armëve për civilët
- Aktivistja gjysmë e zhveshur sulmon patriarkun rus
- Tetë të vrarë nga shpërthimi në treg
- Arrestime të reja për protestat anti-Putin
- Kreditorët ndërkombëtarë diskutojnë për Greqinë
- Vendimi për azilin e Assange pas LO
- Gjysma e Alepos nën kontrollin e kryengritësve
- Barroso kundër zvogëlimit të buxhetit të BE-së
Damask, 26 korrik Organizata që monitoron të drejtat e njeriut në Siri ka bërë të ditur se në operacionet e sotme të ushtrisë siriane kundër kryengritësve rebelë kanë humbur jetën të paktën 56 persona.
Në deklaratë thuhet se në Idlib janë vrarë 16 njerëz, në Alep 21, në Dejr ez Zor pesë, ndërsa në Hama dhe Homs nga dy.
Këshilli Revolucionar i Sirisë, në anën tjetër, ka bërë të ditur se ushtria siriane ka vazhduar me granatimin dhe bombardimin e vendeve të banueshme në Homs, Telbisi dhe Rastan.
Këshilli pohon se ka shumë viktima dhe se shumë lagje janë shkatërruar plotësisht.
Siria është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit qysh në mars të vitit të kaluar dhe vlerësohet se gjatë kësaj kohe janë regjistruar afro 20 mijë viktima, kryesisht civilë.





