• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Pakistani bllokon përkohësisht furnizimet e NATO-s

Publikuar: 26.07.2012 - 19:40

Islamabad, 26 korrik - Pakistani ka ndaluar përkohësisht furnizimet e NATO-s për në Afganistan, të cilat shfrytëzojnë rajonin e tij veriperëndimor, për shkaqe të sigurisë.

Mësohet se dërgesat janë bllokuar në pikën kufitare Torkham, e cila lidh rajonin me Afganistanin lindor.

Zyrtarët thonë se qeveria ka marrë informacione në lidhje me sulme të mundshme vetëvrasëse mbi kamionë, andaj edhe ka pezulluar qarkullimin.

Ky zhvillim ndodh dy ditë pasi militantët talibanë kanë sulmuar një konvoj të NATO-s me furnizime, pranë qytetit Jamrud, në qarkun Khiber, duke vrarë një shofer, transmeton REL.

Pakistani ka rihapur rrugët e furnizimit për NATO-n më 2 korrik, pas shtatë muajsh mbyllje, që pati ndodhur si pasojë e vrasjes së 24 ushtarëve pakistanezë nga një sulm ajror i Aleancës Veriatlantike.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme