Obama kërkon shitje të kontrolluar të armëve për civilët

Artikujt tjerė
- Obama kërkon shitje të kontrolluar të armëve për civilët
- Aktivistja gjysmë e zhveshur sulmon patriarkun rus
- Tetë të vrarë nga shpërthimi në treg
- Arrestime të reja për protestat anti-Putin
- Kreditorët ndërkombëtarë diskutojnë për Greqinë
- Vendimi për azilin e Assange pas LO
- Gjysma e Alepos nën kontrollin e kryengritësve
- Barroso kundër zvogëlimit të buxhetit të BE-së
- Paralajmërohet mundësia e rritjes së çmimeve të ushqimeve
- Romney: E di si duhet të sillet Amerika me Kinën, Rusinë e Iranin
Washington, 26 korrik - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka bërë thirrje për racionalitet në shitjen e armëve, pas vrasjes së 12 njerëzve në një kinema të Kolorados.
Obama tha se demokratët dhe republikanët duhet të arrijnë konsensus për këtë çështje dhe të punojnë së bashku për të luftuar dhunën në SHBA.
Në komentet më të drejtpërdrejta për armatim që nga ardhja në pushtet, Obama tha se vendi i armëve moderne është në duart e ushtarëve dhe jo të kriminelëve, dhe se është e papranueshme që personat me të meta mendore të kenë qasje në armë zjarri.
Si shumica e amerikanëve, besoj se Amendamenti i Dytë i garanton një individi të drejtën për të pasur armë. Ne të gjithë e njohim traditën e posedimit të armëve, e cila pasohet brez pas brezi, gjuetia me armë zjarri është pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare. Por, besoj se shumë njerëz që kanë armë, do të pranonin se AK-47 i përket ushtrisë dhe nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve, tha presidenti amerikan në New Orleans, gjatë një takimi të Lidhjes Kombëtare Urbane, një grup ky i njohur afrikano-amerikan për të drejtat e njeriut dhe ekonominë, njofton REL.
Obama shtoi se metodat për të parandaluar kriminelët dhe të sëmurët mendorë që të blejnë armë duhet të jenë të thjeshta dhe praktike. Ai ka kritikuar ligjvënësit për kundërshtimin e përpjekjeve për pakësimin e dhunës nga armët.








