Londër, ndalet një aeroplan i paidentifikuar

Artikujt tjerė
- Vëzhguesit e KB-ve braktisin Sirinë
- Rrëzohet helikopteri francez, 6 të vdekur
- Londër, ndalet një aeroplan i paidentifikuar
- Rusia akuzon SHBA-në për mbështetje të terrorizimit!
- Iran akuzon SHBA-në për sulme kibernetike
- Pas masakrës, shtohet shitja e armëve në Colorado
- Martohet lideri i Koresë së Veriut, Jong-un
- Nga përmbytjet në Kinë, 111 të vdekur
- Një 11 vjeçar udhëtoi nga Mançesteri në Romë pa pasaportë
- Viktima e masakrës Batman bëhet baba
Londër, 25 korrik - Ministria e mbrojtjes e Britanisë njoftoi sot se ka dhënë urdhër për fluturim të një aeroplani luftarak mbi Londër, për ta ndërprerë fluturimin e një aeroplani komercial misterioz, i cili fluturonte brenda hapësirës së ndaluar ajrore.
Interceptimi u bë në çastin kur nuk kishte komunikim të aeroplanit me shërbimin e kontrollit të trafikut ajror dhe nuk mund të bëhej identifikimi i menjëhershëm i aeroplanit.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se incidenti përfundoi pasi u vendos komunikimi, ndërsa aeroplani komercial u identifikua si jo i rrezikshëm.
Për shkak të mbajtjes së lojërave olimpike në kryeqytetin britanik nga data 27 korrik, siguria në Britani dhe veçmas rreth Londrës është shtuar dukshëm nga droja e aksioneve të grupeve terroriste.








