Luftime intensive në Damask dhe Alep

Artikujt tjerė
- Luftime intensive në Damask dhe Alep
- Tre ushtarë të NATO janë vrarë në Afganistan
- Presidenti Obama viziton Koloradon
- Holland: Deportimi i hebrenjve ishte krim nga Franca
- Lufta detyron sirianët të largohen drejt Libanit dhe Irakut
- Mijëra punëtorë spanjollë në protestë
- Një vit nga masakra në Norvegji
- Në Kinë dhjetëra viktima nga stuhia e papritur
- Masakra në Kolorado rihap debatin e armëve
- Në Bullgari vazhdon të kërkohet vrasësi i izraelitëve
Damask, 22 korrik - Forcat e Sirisë sot me armatim të rëndë dhe helikopterë kanë sulmuar lagjen Barzeh në kryeqytetin Damask, dhe dy lagje të tjera të afërta.
Një burim opozitar tha se forcat qeveritare kanë pasur sukses në rimarrjen e kontrollit në lagjen Meze të Damaskut.
Po ashtu sot, për luftime intensive raportohet edhe në Alep, që është qyteti i dytë më i madh në Siri, derisa forcat kryengritëse kanë bërë përpjekje të orkestruara për marrjen e qytetit, transmeton REL.
Raportohet se ka pasur luftime afër bazës kryesore të inteligjencës së regjimit të presidentit Bashar al-Asad, në qendër të Alepit.
Gjatë natës, forcat opozitare e kishin dëmtuar shtatoren prej gurit të babait të presidentit aktual, Hafez al-Asad, që gjendet në qendër të qytetit.
Vëzhgimi sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha sot se prej fillimit të kryengritjes në Siri, në mars të vitit të kaluar, kanë humbur jetën më se 19 mijë njerëz.







