Masakra në Kolorado rihap debatin e armëve

Artikujt tjerė
- Masakra në Kolorado rihap debatin e armëve
- Në Bullgari vazhdon të kërkohet vrasësi i izraelitëve
- Pakistan: 10 të vrarë nga shpërthimi
- Ikje masive e gjeneralëve nga ushtria e Asadit
- Japonia lansoi anije kozmike pa pilot
- Tanzani: Ka dyshime se 146 vetë e kanë humbur jetën
- Të paktën 26 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
- SHBA: Sulmi në Bullgari bart shenja të Hezbollahut
- Tragjedia e Kolorados, vrasësi planifikonte sulmin para dy muajsh
- SHBA nuk lëshon pe ndaj Hemofarmit të Serbisë
New-York/Bruksel, 21 korrik - Masakra e kinemasë në Denver të Kolorados ka shqetësuar edhe Evropën. Komisionerja e BE për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom është shprehur e rrënqethur nga ngjarja, duke dhënë edhe një fakt tronditës.
Në Krishtlindjet e kaluara armët ishin një nga dhuratat më popullore, në mos më populloret në absolut në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar e alarmuar komisionerja.
Siç dihet, autori i masakrës e kishte blerë armën dhe municionet në rrugë ligjore dhe për rrjedhojë nuk pati asnjë vështirësi të ekzekutonte 12 vetë dhe të plagoste 59 të tjerë.
I të njëjtit mendim është shprehur edhe kryetari i bashkisë së New Yorkut, Michael
Bloomberg, transmeton TCH.
Të armatosësh të gjithë dhe të kesh një Far West është një nga gjërat më të pakuptimta që mund të thuhet, ka deklaruar Bloomberg.
Deklaratat e kryebashkiakut erdhën pas atyre të bëra nga senatori republikan i Teksasit, Louie Gohmert, i cili shtroi pyetjen nëse, vrasësi i kinemasë mund të ishte ndalur më shpejt nëse në sallë do të kishte qenë dikush i armatosur.
Ndërkohë, katër nga 58 të plagosurit në masakër mbeten në terapi intensive. Dy prej tyre janë në gjendje kritike por të qëndrueshme.
Lajmin e ka bërë të ditur kirurgu i spitalit të Aurorës, Bob Snyders, i cili ka nënvizuar se për disa nga të plagosurit dëmet mund të jenë të përhershëme.
Ndërsa policia lokale ka identifikuar dy viktima të tjera të tragjedisë, mes të cilave, sipas burimeve të shtypit amerikan, është edhe një vajzë 6-vjeçare.






