• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

SHBA: Sulmi në Bullgari bart shenja të Hezbollahut

Publikuar: 21.07.2012 - 12:56

Washington, 21 korrik -  Pentagoni thotë se sulmi i së mërkurës kundër turistëve izraelitë në Bullgari, “bartë disa nga shenjat e Hezbollahut”. Këto komente nga zëdhënësi i Pentagonit, George Little, u bënë pasi më herët kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e fajësoi Iranin dhe grupin militant libanez, për sulmin vetëvrasës të së mërkurës në Burgas të Bullgarisë, transmeton REL.

Teherani dhe Hezbollahu e kanë hedhur poshtë çfarëdo lidhjeje me sulmin.

Nga sulmi në Burgas u vranë pesë turistë izraelitë, shoferi i tyre bullgar dhe vetë sulmuesi. U plagosën më se 30 të tjerë.

Autoritetet bullgare dje thanë se sulmuesi vetëvrasës me bombë ishte shtetas i jashtëm.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka thirrur me telefon kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, dhe e ka dënuar këtë “sulm barbar”.

Agjencia FBI po u ndihmon autoriteteve bullgare në hetime

 

Komente (1)

Dini21.07.2012/14:28

haha.. hajde rren hajde, po Hizbollahu e mbron Izraelin ma mire se Mosadi.
Rrena e radhes e shbase ..ka nis me ju dal era..

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell