Morgan Freeman jep 1 milion dollarë për fushatën e Obamës

Artikujt tjerė
- Flamujt amerikanë në gjysmë shtize
- Anulohet në Paris premiera e Batman
- Morgan Freeman jep 1 milion dollarë për fushatën e Obamës
- Vdes nga plagët shefi i Sigurisë Kombëtare të Sirisë
- Ban Ki Mun në Slloveni
- Hague: Rusia do të pendohet
- Mbi 300 të vrarë në Siri
- Italia amniston emigrantët klandestinë
- Obama- i shokuar nga vrasja në kinema
- Luftëtarët sirianë të opozitës marrin kontrollin në pikat kufitare
Aktori i njohur botëror, Morgan Freeman ka dhruar një milion dollarë për fushatën presidenciale të Barac Obamës. Donacioni është paguar në llogarinë e organizatës Priorities USA Action, e cila është drejtpërdrejt e lidhur me fushatën presidenciale, por që financon reklamimin e Obamës gjatë fushatës për rizgjedhje në krye të shtetit amerikan.
Donacioni i Freemanit e ndihmoi Priorities USA Action që të arrijë cakun prej 6 milionë dollarëve donacione gjatë muajit maj. Freeman më herët ka deklaruar se beson që Obama ka bërë punë të jashtëzakonshme në rrethanat e dhëna.
Obama e ka përfunduar luftën në Irak/ Ka bërë reforma përkatëse në Wall Street. E ka shpëtuar industrinë automobilistike dhe ka ruajtur sigurimin shëndetësor të të gjithë amerikanëve. Ka bërë shumë punë edhe sa i përket barazisë gjinore dhe ka vendosur gra shumë impresive e të fuqishme në Gjykatën supreme. Jam krenar që mund të jap votën dhe përkrahjen time për të dhe ata që janë në anën e tij, tha aktori, transmeton Koha Ditore.
Morgan Freeman është vetëm njëri prej shumë personaliteteve të shquara që i kanë dhënë mbështetje fushatës së rizgjedhjes së Obamës për president. Përkrahejen e tij për Obamën tashmë e kanë manifestuar edhe George Clooney, Eva Longoria, Sarah Jessica Parker dhe Gwen Stefani.








