• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kufizime të reja të hapësirës ajrore përreth Londrës

Publikuar: 16.07.2012 - 22:31

Londër, 16 korrik - Autoritetet britanike po vendosin kufizime të tjera të hapësirës ajrore përreth Londrës dhe në juglindje të vendit, për të rritur sigurinë në ditët e Lojërave Olimpike.

Kufizimet e reja ajrore  filluan të zbatohen dje. Hapësira ajrore e Londrës ka vazhdimisht trafik të madh dhe ky trafik do të shtohet me 4 mijë fluturime të reja javën e Olimpikeve, si dhe gjatë ceremonive kryesore gjatë tyre, si ajo e hapjes dhe e mbylljes së lojërave, transmeton VoA.

Masat e reja për kufizimin e fluturimeve i shtohen pranisë së madhe të ushtrisë rreth zonës së stadiumit olimpik, si dhe raketahedhëseve që po vendosen në lagjet juglindore të Londrës.

Personeli ushtarak, përfshirë rezervistët në ditët e lojërave do të jetë 17 mijë vetë, si dhe 12 mijë policë dhe 3 mijë vullnetarë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi i lehtė
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell