Rifillon pas 50 vjetësh transporti detar SHBA-Kubë

Artikujt tjerė
- Rifillon pas 50 vjetësh transporti detar SHBA-Kubë
- 11 shtatori dhe Katerina, ngjarjet televizive më me ndikim në SHBA
- Hilary Clinton në Egjiptit
- Vëzhguesit e OKB-së përpiqen të hyjnë në Hama
- Protesta masive në Madrid kundër shkurtimeve buxhetore
- Kompania e sigurimit kërkon falje për Olimpiadë
- AI kërkon që Rusia ti hetojë vrasjet e aktivistëve dhe gazetarëve
- Hillary Clinton e viziton Egjiptin
- Clinton: Regjimi i Sirisë me qëllim i ka vrarë civilët
- Kamakazi në dasmë vret 20 persona
Miami, 14 korrik - Ka filluar për herë parë pas 50 vjetësh transporti i drejtpërdrejtë detar i mallrave mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës. Dërgesat përfshijnë artikuj nga grupe fetare, organizata bamirësie dhe individë që u çojnë pako të afërmve, apo miqve të tyre. Anija e parë u nis nga Miami dhe hyri dje në portin e Havanës, transmeton VoA.
Shërbimi i transportit me anije realizohet nga Korporata Ndërkombëtare e Porteve, e cila ka licencën nga Deparatmenti amerikan i Thesarit, që vendosi rregullin për embargon ekonomike 50-vjeçare ndaj Kubës, si dhe nga Departamenti i Tregtisë.
Shërbime të ngjashme do të ketë edhe nga porte të tjera amerikane, por në Majami jeton një komunitet i madh azilantësh kubanë. Kuba nuk ka bërë komente lidhur me këtë çështje.









