• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Vdesin nga etja në Mesdhe mbi 50 emigrantë

Publikuar: 11.07.2012 - 19:48

Të paktën 50 emigrantë, që përpiqeshin të arrinin në brigjet e Italisë, kanë vdekur nga etja pasi anija e tyre nga goma u shfry në Detin Mesdhe, njoftoi Komisariati i lartë për refugjatë (UNHCR) në bazë të dëshmisë së të vetmit të mbijetuar në këtë fatkeqësi. Të vetmin të shpëtuar nga 55 njerëz që ishin futur në gomone në Libi, u gjet natën e shkuar nga peshkatarët në brigjet e Tunizisë.

Sipas këtij dëshmitari, në gomone nuk pati as ujë dhe të gjithë refugjatët, duke përfshirë edhe tre anëtarë të familjes së tij, kanë vdekur nga dehidrimi.

Bëhet fjalë për refugjatë kryesisht nga Eritrea, të cilët kishin hipur në gomone në Tripoli nga fundi i qershorit, transmetoi agjencia France Press. Ata kanë kaluar në det të hapur rreth 15 ditë dhe kishin arritur afër brigjeve italiane, por atëherë u ishte shpuar gomonja, kurse era i kishte kthyer prapa në det të hapur. Ata nuk kishin arritur të thirrnin për ndihmë pasi që i vetmi celular në gomone ishte thyer.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell