• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

SHBA: Dita e sotme me temperatura rekorde

Publikuar: 07.07.2012 - 21:38

New Jersey, 7 korrik - Një valë rekord të nxehti me temperatura që pritet të shkojnë deri në 48 gradë celsius, ka përfshirë lindjen dhe zonën qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Paralajmërimet për të nxehtë të tejskajshëm u dhanë sot  në më shumë se 10 shtete nga Kansasi në New Jersey, raporton VoA.

Temperaturat e larta kanë zgjatur për më shumë se një javë dhe janë shkaku i vdekjes së më shumë se 20 personave.

Shërbimi Kombëtar i Motit i cilësoi temperaturat e larta si “shkakun e parë të vdekjeve nga moti”, pasi temperaturat e larta shkaktojnë më shumë vdekje në vit se përmbytjet, stuhitë, tornadot dhe uraganet.

Sipas specialistëve të sinoptikës dita e sotme pritet të jetë më e nxehta në kryeqytetin amerikan.

Temperaturat e larta vazhdojnë ndërsa qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ajër të kondicionuar  mbas stuhisë së ashpër që goditi zonën lindore të Shteteve të Bashkuara një javë më parë.

Por pritet që temperaturat të bien gjatë fillimit të javës që vjen.  Kjo ulje temperaturash do të shoqërohet me stuhi.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu