Pushteti irakian urdhëroi mbylljen e 44 medieve

Artikujt tjerė
- Jep dorëheqje qeveria e Kuvajtit
- Zjarri kaplon malet në Colorado
- Në aksidentin në Meksiko 26 të vdekur
- Chavez nuk e njeh qeverinë e re të Paraguait
- Dezertojnë oficerët sirianë
- Pushteti irakian urdhëroi mbylljen e 44 medieve
- Dy viktima të tërmetit në Kinë
- Gaza feston fitoren e Morsit
- Muhamed Morsi, president i ri i Egjiptit
- Proces i ri ndaj Timoshenkos
Bagdad, 24 qershor Organizata për mbrojtjen e të drejtave të medieve në Irak ka kritikuar sot ashpër autoritet në Bagdad për arsye se kanë urdhëruar mbylljen e 44 organizatave mediatike, përfshirë edhe një radio stacion që financohet nga SHBA-ja.
Komisioni irakian për radiodifuzion pohon se urdhëresa ka të bëjë vetëm për organizatat që punojnë pa leje përkatëse dhe se deti tash nuk ka lajme se ndonjë medium është mbyllur dhunshëm. Mirëpo, sipas komenteve të kritikuesve të qeverisë, kryeministri Nuri Al Maliki në këtë mënyrë iu ka dërguar mediumeve një lloj paralajmërimi dhe se kësisoj ai përpiqet t;i heshtë kundërshtarët.
Shefi i Opservatorit për liritë e gazetarëve, Ziad al-Axheli e përshkroi urdhëresën e autoriteteve irakiane për 44 mediumet si pengesë për lirinë e medieve në Irak. Bëhet fjalë për porosinë e qeverisë mediumeve që thotë: Nëse nuk jeni me ne, atëherë jeni kundër nesh, tha Axheli.
Në këtë listë të mediumeve shumica janë mediume irakiane, por aty gjenden edhe BBC-ja britanike, Zëri i Amerikës dhe Radio Sava që financohet nga SHBA-ja.






