• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Proces i ri ndaj Timoshenkos

Publikuar: 24.06.2012 - 15:55

Kiev, 24 qershor – Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko nuk do të paraqitet në gjykatë të hënën për t’u përballur me akuzat e reja për evazion taksash.

Autoritetet thanë se Timoshenko ka kërkuar që të mos paraqitet në seancën dëgjimore për shkak se mjeku i saj gjerman ka thënë se shëndeti i saj do të përkeqësohej po qe se do të largohej nga spitali, ku po trajtohet për dhimbjet në shpinë.

Procesi gjyqësor vjen në javën e fundit të kampionatit të futbollit Euro 2012, të cilin e bashkorganizon Ukraina, raporton Rel.

Një numër i zyrtarëve evropianë kanë bojkotuar ndeshjet që janë zhvilluar në Ukrainë në shenjë proteste ndaj trajtimit të Timoshenkos.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell