Në Siri janë vrarë 16 pjesëtarë të forcave qeveritare

Artikujt tjerė
- Në Siri janë vrarë 16 pjesëtarë të forcave qeveritare
- Kryeministri grek s'merr pjesë në samitin e BE-së
- Davotuglu: Avioni ishte në mision trajnimi rutinor
- Egjipti shpall sot fituesin e balotazhit presidencial
- Në Siri, brenda 48 orëve mbi 70 viktima
- Nga vërshimet në Afganistan, 37 të vdekur
- Ekuadori thërret ambasadoren në Londër lidhur me Assange
- Westerwelle i "alarmuar" nga rrëzimi i aeroplanit turk
- Shkarkohet presidenti i Paraguajt
- Siria pranon rrëzimin e avionit turk
Damask, 24 qershor - Së paku 16 pjesëtarë të forcave qeveritare janë vrarë në Siri si pasojë e konfliktit me kryengritësit në provincën veriore Aleppo, njoftoi organizata siriane për të Drejtat e Njeriut. Përleshje midis ushtrisë dhe kryengritësve pati në qytetin Dara Aza si dhe në dy punkte ushtarake. Dhuna në Siri ka vazhduar me ashpërsi konstante, andaj vetëm gjatë së shtunës kanë vdekur së paku 100 persona prej të cilëve 2/3 civilë. Më shumë se 20 persona kanë mbetur të vrarë nga përleshjet ndërmjet rebelëve dhe forcave qeveritare në lindje të vendit. Lajmi konfirmohet edhe nga monitoruesit e Ligës Arabe për të drejtat e njeriut. OKB-ja pohon se deri tashti më shumë se 15 mijë persona kanë vdekur nga konflikti në Siri, konflikt ky i pranuar nga ndërkombëtarët si një luftë civile. Përpjekjet për ti dhënë fund dhunës vazhdojnë. ShBA-ja dhe aleatët kërkojnë me ngulm largimin e Assadit dhe kërkojnë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që lejon ndërhyrjen ndërkombëtare. Por kjo rezolutë kundërshtohet shumë nga Rusia dhe Kina, dy anëtaret e përhershme me të drejtë vetoje në këtë Këshill.







