Rio+20: Kërkohet më shumë angazhim i vendeve të zhvilluara

Artikujt tjerė
- Rio+20: Kërkohet më shumë angazhim i vendeve të zhvilluara
- Në Pakistan pengohet puna e diplomatëve amerikanë
- Ditë tragjike në Siri, vriten rreth 120 njerëz
- Dalin në shesh rrenat e Rusisë
- Bloomberg nxjerr fitues Obaman përballë Romneyt
- Opozita gjermane përkrah paktin buxhetor evropian
- Plan për faljen e Asadit
- Pakistan: Fletarrest për të nominuarin për kryeministër
- Kongresi amerikan akuzon Holderin për mospërfillje
- Izraeli kërkon sanksione kundër Iranit
Rio de Zhaneiro, 22 qershor - Liderët e vendeve në zhvillim kanë kritikuar ashpër kolegët e vendeve të pasura në Samitin për Zhvillim në Rio de Zheneiro, duke thënë se është përgjegjësi historike e vendeve të industrializuara të pastrojnë planetin.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e vendeve të zhvilluara kanë thënë se ndryshimet e shpejta të sistemit ekonomik dhe zhvillimi i vendeve si Kina, Brazili dhe India, nënkuptojnë që të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku në mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Presidenti i Kubës, Raul Castro, ka përmbledhur qëndrimin e vendeve në zhvillim, duke thënë se fuqitë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kontribuojnë më shumë në pastrimin e planetit dhe në parandalimin e ndryshimeve klimatike, pasi shfrytëzojnë më shumë resurse natyrore në rrugën e tyre drejt statusit të vendeve të zhvilluara.
Samiti Rio+20, i organizuar nga Kombet e Bashkuara, zhvillon punimet nga 20 qershori deri më 22.







