Ushtria e opozitës siriane i jep ultimatum Bashar al-Asadit

Artikujt tjerė
- Ushtria e opozitës siriane i jep ultimatum Bashar al-Asadit
- Kanada: Këmbë njeriu me postë
- Në Itali kanë ndodhur 37 tërmete gjatë orëve të natës
- Irlandë: Referendum për traktatin fiskal të BE-së
- Ngec procesi për anëtarësime të reja në Eurozonë
- Pasurimi i uraniumit nuk është hap drejt bombës
- Disa personalitete shpërblehen me Medaljen e Lirisë
- Tusk: Fjalët e Obamas kanë goditur polakët
- Një në shtatë persona vuan nga mosushqyeshmëria
- Burgoset aktivisti që pështyu në portretin e Putinit
Damask, 31 maj - Ushtria e opozitës siriane thotë se regjimi i presidentit Bashar al-Asad, duhet të fillojë zbatimin e planit të Kombeve të Bashkuara dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara nga e premtja, ose luftëtarët e opozitës nuk do ta respektojnë më armëpushimin, transmeton REL.
Një komandant i opozitës tha se masakra e së premtes së kaluar në Houla, ku u masakruan gra e fëmijë, tregon se nuk ka arsye më shumë "për një respektim të njëanshëm të armëpushimit, sepse Asad ka varrosur" planin gjashtëpikësh ndërkombëtar të të dërguarit të OKB-së, Kofi Anan.
Ultimatumi i ushtrisë opozitare siriane është dhënë deri të premten në mesditë, në mënyrë që të tërhiqen tanke dhe artileri nga të gjitha zonat civile dhe të zbatohet armëpushimi.
Opozita i ka bërë thirrje qeverisë së Asadit që mediave dhe grupeve humanitare tiu lejohet qasje e lirë në të gjitha rajonet.
Po ashtu, ata kanë kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve të burgosur, dhe fillimin e negociatave "serioze" përmes ndërmjetësuesve të OKB-së.









