Partia e Nikoliqit bindshëm më e fuqishmja

Artikujt tjerė
- Partia e Nikoliqit bindshëm më e fuqishmja
- Burg i përjetshëm për ish-kryetarin e Bashkisë së Selanikut
- Kacin: Marrveshja historike do të arrihet në dy takimet e radhës
- Qeveria e Republika Sërpska jep dorëheqje
- Nikoliq dekoroi diktatorët adhurues të Milosheviqit
- Nuk puthi kryqin, sulmohet me thikë 13 vjeçari në Shkup
- KE kërkon rikthimin e vizave për Ballkanin
- Stefanoviq: Serbia s'ka struktura të organizuara sigurie në Kosovë
- BE pret rezultate konkrete nga bisedimet
- Vërshime në Maqedoni
Beograd, 27 shkurt Partia Progresiste Serbe (SNS) ka përkrahjen më të fuqishme me 41 për qind të votuesve në Serbi, derisa Partia Demokratike (e Gjillasit) dhe Partia Socialiste (e Daçiqit) janë të barazuara me nga 13 për qind mbështetje të votuesve, tregojnë rezultatet më të reja të sondazhit të opinionit publik të kryer nga B92 dhe Ipsos strategjik marketing.
Pas këtyre radhiten e ashtuquajtura Partia Demokratike Serbe (e Koshtunicës) dhe ajo Liberal-demokratike e Çedomir Jovanoviqit me nga 7 për qind mbështetje. Partia Radikale e Sheshelit, ndërkaq, ka vetëm 5 për qind mbështetje të elektoratit, derisa partitë e tjera kanë 3 apo më pak për qind të përkrahjes.
Sondazhi, në të cilin kanë marrë pjesë 1 060 persona të anketuar, tregon se në zgjedhje janë të sigurt që do të dalin vetëm një e treta e zgjedhësve, kurse nga këta gjysma janë me përcaktime partiake.







