• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Burg i përjetshëm për ish-kryetarin e Bashkisë së Selanikut

Publikuar: 27.02.2013 - 19:42

Selanik, 27 shkurt - Gjykata e Apelit në Selanik ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm për ish-kryetarin e Bashkisë së Selanikut dhe dy ish-bashkëpunëtorë të tij në këtë bashki, nën akuzën e përvetësimit të fondeve.

Ish kreu i Bashkisë së qytetit të Selanikut, Vasilis Papageorgopulos, ish sekretari i përgjithshëm dhe ai i thesarit, Mihalis Lemusias, dhe Panajotis Saksonis, kanë marrë sot dënimin me burg të përjetshëm, pasi u akuzuan si të përfshirë në skandalin e përvetësimit të 18 milionë eurove nga fondet e Bashkisë.

Menjëherë pas vendimit, Papageorgopulos deklaroi se nuk është i përfshirë në këtë çështje.

Gjykata dënoi edhe dy drejtorë të thesarit në Bashkinë e Selanikut, përkatësisht me 10 dhe 15 vjet burg.

Vasilis Papageorgopulos ka qenë 7 vjet deputet i partisë “Demokracia e re” të Antonis Samaras dhe i zgjedhur në krye të Bashkisë së Selanikut për 3 mandate rresht.

Kryebashkiaku aktual, Janis Butaris kërkon kthimin e parave të përvetësuara në mënyrë të paligjshme në Bashkinë e Selanikut, raporton Balkanweb. 

“Vendimi i gjykatës pasqyron vullnetin e drejtësisë dhe kënaq ndjenjën publike për mënyrën se si shteti duhet të merret me korrupsionin. Përgjegjësia jonë është tani të kërkojmë kthimin e parave në fondet e qytetit të Selanikut. Mesazhi i vendimit të sotëm është se menaxhimi i parave publike kërkon kujdes të madh dhe përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, na bënë optimistë për funksionimin më të mirë të qeverisjes vendore në Greqi”, tha Butaris.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell