Sali Berisha: Njohje de facto e Kosovës

Artikujt tjerė
- Grafite Vojvodina Republikë në Novi Sad
- Daçiq: Dialogu vazhdon më 19 dhe 20 shkurt
- Sali Berisha: Njohje de facto e Kosovës
- Cërvenkovski fton shqiptarët në protesta kundër Gruevskit
- Shqiptarët të premten protestojnë në Shkup për Luginën
- Pengohet skenari i demokratëve për grusht-shtet në Serbi!?
- Nikoliq: Jahjagës do tia thotë disa gjëra që nuk do ti pëlqejnë
- Hungaria proteston për incidentet në Vojvodinë
- Protestë e radikalëve kundër takimit Nikoliq - Jahjaga
- Sllovenia frenon anëtarësimin e Kroacisë në BE
Tiranë, 6 shkurt Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur takimin e sotëm mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe homologut të saj serb, Tomisllav Nikoliq. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha e cilësoi takimin historik dhe si njohje de facto të Kosovës nga ana e Serbisë.
Ja edhe mesazhi i Berishës në Facebook.
Sot ne Bruksel, histori e vërtetë!
Kryetarja e shtetit të pavarur, presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga u takua në selinë e BE me presidentin e Republikës së Serbisë, Z. Tomislav Nikoliq në prani të Përfaqësueses së Lartë për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë së BE, Znj. Catherine Ashton. Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën!.


lili06.02.2013/23:59
nuk eshte njohje e kosoves por ndarje e kosoves

Gjilani06.02.2013/23:38
o Sali Berisha Rrofsh sa malet flm shum per perkrahjen

genti06.02.2013/22:47
zoti e bekoft popullin shqiptar,po ashtu zoti e bekoft te madhin SALI ,TROPOJBERISHEN








meti07.02.2013/01:54
flej flej saloooooooooo