• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Norvegjia angazhohet për dialog në Luginën e Preshevës

Publikuar: 03.02.2013 - 18:07

Leskovac, 3 shkurt – Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Nils Ragnar Kamsvag deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve FoNet se është qenësore që Serbia sa më parë të fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duke thënë se konfliktet politike mund të reflektohen në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Kamsvag vlerësoi se është për lëvdatë fakti që konfliktet e tilla deri tashti nuk kanë ndikuar në dy bisedimet e dy palëve që po zhvillohen në mënyrë konstruktive në Bruksel.

I pyetur rreth problemeve me lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, Kamsvag tha që është pozitive që autoritetet lokale dhe ato qendrore po bisedojnë për këtë, gjë që jep shpresë se që të gjendet zgjidhje e kënaqshme.

“Jugu i Serbisë ka shumë më shumë probleme se sa ky lapidar” andaj dy palët duhet të mendojnë çka të bëjnë në planin e zhvillimit ekonomik”.

Duke folur për ndihmën që Norvegjia i jep Serbisë, ambasadori norvegjez  tha se shteti i tij po punon edhe për përmirësimin e kushteve në jug të Serbisë, duke shtuar se për zhvillimin e kësaj pjese në tre vjetët e fundit janë dhënë rreth 5 milionë euro.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell