Sharje e kërcënime mes deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë

Artikujt tjerė
- Shqiptarët protestuan në Bujanoc kundër lapidarit serb në Lluçan
- BDI kërkon njohjen e shqipes në OKB, krahas maqedonishtes
- Davutoglu në Beograd, flet edhe për Kosovën
- Franca kthen azilkërkuesit
- Detyrime miliardash të Serbisë për pensionistët në Kosovë
- Kërkohet legalizimi i përmendores së UÇPMB së në Preshevë
- Williamson në Beograd për trafikimin e organeve në Kosovë
- Kriza po i çon në pension sportistët elitarë grekë
- Në Bujanovc sot mbahet protestë
- Greqia, e gjitha në grevë
Shkup, 31 janar - Akuza dhe ofendime të rënda u shkëmbyen sot mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së gjatë seancës kuvendore ku u shtruan pyetjet e deputetëve. Orhan Ibrahimi akuzoi kreun e grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferin për dhunë të ushtruar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2008. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e Xhaferit, i cili theksoi se është ironike të marrësh akuza për krim nga një kryekriminel siç e quajti ai Ibrahimin.
Ka bërë krim, është i akuzuar, ka nxjerr revole, ka dashur të vriste njeri! Dhe ska këtu përse të na e marrë fjalën kryetari ose për ndërhyrje procedurale, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.
Është ironike që kryekrimineli të akuzojë për krim, duke pasur parasysh faktin se në shtëpinë time në vitin 2008 para fushatës zgjedhore është hedhur mjet shpërthyes. Edhe njëherë them; ironia është kur kryekrimineli të bën akuza për krim, kundërpërgjigjet Talat Xhaferi, BDI, njofotn Alsat-M.
Situata kulmoi me ndërhyrjen e shefit të grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu.
Pasi e mban mend mirë 2008-ën, e mban mend ti se kush ta shkuli mjekrën dhe ta dha fytyrës atë lesh, ë..? Përpiqu të kujtohesh, dhe do të të kujtohet se kush ka qenë, tha Imer Aliu i PDSH.
Ndërkohë deputeti Bekim Fazliu, duke iu drejtuar ministres së brendshme Gordana Jankullovska rreth rastit Monstra, e pyeti atë në mënyrë direkte nëse planifikon apo jo të japë dorëheqjen nga posti, për çështje morale. Ndër pyetjet e shtruara ishin edhe ato se sa është i gatshëm pushteti që të ofrojë zgjedhje të lira dhe demokratike; sa është numri i shqiptarëve të cilëve që nga viti 2008 e këtej u është ndërprerë ndihma sociale dhe pse?







