• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Takimi Nikoliq-Jahjaga, një nga kushtet që Serbia të marrë datën?

Publikuar: 30.01.2013 - 10:15

Beograd, 30 janar  - Takimi i Presidentëve të Serbisë dhe Kosovës mund të zhvillohet para takimit të dy kryeministrave, i cili është planifikuar në gjysmën e dytë të muajit shkurt.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së Maja Kocijançiç ka thënë për një të përditshme të Beogradit se ende nuk është saktësuar vendi dhe koha e takimit. “Ky takim është i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve. Dëshirojmë që ky takim të ndodhë”, ka thënë Kociançiç. Por ajo nuk ka mundur të konfirmojjë as paralajmërimet se takimi mund të mbahet më 6 shkurt në Bruksel. Por gazeta “V. Novosti”, siç transmeton qik-u, citon burimet në Bruksel, të cilët thonë se kjo nuk është larg realitetit.

Sipas gazetës në fjalë, takimi i Nikoliqit dhe Jahjagës është një nga kushtet jozyrtare që Serbia të marrë datën e negociatave për BE. Por si tema potenciale të bisedimeve, rreth të cilave mund të dakordohen të tria palët, theksohet çështja e institucioneve paralele në veri të Kosovës, pakënaqësia e Serbisë për shkak të gjoja përpjekjeve të Prishtinës që në terren të shkelen marrëveshjet e arritura, oficerët për lidhje (zyrat e ndërlidhjes) etj.

Sipas burimeve nga kreu i BE-së për takimin e parë të Nikoliqit dhe Jahjagës në lojë ishin disa vende, si Sllovakia dhe Turqia, por në fund megjithatë është marrë vendimi që ai të mbahet në selinë e BE–së në Bruksel.

Edhe pse Prishtina pohon se storja për statusin e Kosovës është mbyllur dhe se çdo gjë ka të bëjë me dialogun teknik, sipas politikanëve serbë, ky takim është i rëndësishëm sepse do të tregojë, se asgjë nuk ka marrë fund dhe se tërë problemi pret që politikisht të rrumbullakohet, thotë Millovan Drecun, shef i Këshillit parlamentar për Kosovën.

“Në Bruskel me siguri nuk do të bisedohet për prefiksin e telefonisë për Kosovën, por për çështje të ndjeshme politike. Përshëndetja dorë për dorë e Nikoliqit dhe e Jahjagës nuk është kurrfarë njohje e pavarësisë”, thotë Drecun.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell