• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bullgari: Qëllohet përpara gjykatës bosi i drogës

Publikuar: 29.01.2013 - 22:11

Sofje, 29 janar - Një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Bullgari, Zlatomir Ivanov, mbeti i plagosur në një atentat ndaj tij në hyrje të një gjykate të kryeqytetit Sofje, raportuan mediat vendase të martën. Ivanov u qëllua me disa plumba, katër prej të cilëve e zunë në stomak dhe këmbë, transmeton TCH.

Një truprojë gjithashtu u plagos dhe së bashku me “bosin” e drogës, u dërgua në spital.

Policia arriti të bënte një arrestim në vendngjarje, ndërsa janë hapur hetime për të zbuluar se cili është urdhëruesi i këtij atentati.

Një ish-agjent policie në vitet 1991-93, Ivanov vendosi që të ndryshonte kah dhe për më shumë se një dekadë, përqendroi në duart e tij trafikun e drogës në Bullgari.

Ai gjithashtu është i dyshuar se ka realizuar një seri vrasjesh, për të mbrojtur aktivitetin e tij nga klanet rivale të drogës.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell