Kandiq: Kosova ta shfrytëzojë pranimin e fajit nga Ojdaniq

Artikujt tjerė
- "Qipro kurrë nuk do të njohë Kosovën"
- Suedia për kthimin vizave Serbisë dhe rajonit
- Takimi Nikoliq-Jahjaga, një nga kushtet që Serbia të marrë datën?
- Bullgari: Qëllohet përpara gjykatës bosi i drogës
- Ban Ki-moon: Koha që të zgjidhet kontesti i emrit për Maqedoninë
- Kandiq: Kosova ta shfrytëzojë pranimin e fajit nga Ojdaniq
- Lugina sdo të jetë temë dialogu mes Beogradit e Prishtinës
- Nëpër vendkalimet kufitare - sikur vjet
- Kosova shkaktare e rënies së përkrahjes serbe për në BE
- Fajon: Ballkani, progres drejt integrimit në BE
Beograd, 29 janar - Gjykata e Hagës ka njoftuar se gjenerali serb Dragolub Ojdaniq ka pranuar dënimin prej 15 viteve burg për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës më 1999. Ish drejtoresha e Fondit për të drejtën humanitare në Beograd Natasa Kandiq ka thënë për Radio Kosovën, programi në gjuhën serbe, se pranimi i fajit është shumë me rëndësi, pa marrë parasysh se kjo mund të lidhet me të drejtën e Ojdaniqit që pas dy të tretave të kohës së vuajtjes së dënimit, të kërkojë lirimin.Pranimi se është fajtor nga ana e Ojdaniqit, në të gjitha pikat e aktakuzës për të cilat është gjykuar, paraqet pranimin e parë të fajit nga dikush me një gradë të lartë ushtarake. Ai e pranon fajin për pjesëmarrje në krimet,e që synimi ka qenë deportimi i popullatës shqiptare nga Kosova. Ai i pranon vrasjet masive, djegien e pronës, ka pranuar krime të rënda që janë vlerësuar si krime kundër njerëzimit. Ojdaniqi ndoshta është motivuar për shumë arsye pragmatike, tha Kandiq.
Kandiq vlerëson se pranimin e fajit nga ana e Ojdaniqit, Qeveria e Kosovës do ta shfrytëzoj në dialogun që po mbahet në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.
Unë mendoj që këtë situatë pala kosovare dhe kryeministri Hashim Thaçi do ta shfrytëzojnë në dialogun me Serbinë. Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ndoshta do të shërbehet më faktin se Ojdaniq është njeri i moshuar, i sëmurë dhe që ai nuk ka të ardhme profesionale. Megjithatë unë mendoj se me pranimin e fajit, Ojdaniq ka hapur rrugë për bisedime, tha Kandiq.
Gjykata e Hagës ish gjeneralin e ushtrisë së Serbisë, Dragolub Ojdaniq e ka dënuar me 15 heqje lirie për shkak të krimeve që i ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.


xhelal halili30.01.2013/00:29
Jam i bindur qe kjo qeveri ka me shfrytezu pranimin e fajit te ojdaniqit ne favor te serbise











Driton Bakija Gjakove 30.01.2013/09:20
Ke te drjete ,Natasha Kandiq.Kosova duhet ta shrytezoje kete raste qe ne bisidimet ,KosoveSerbi pala Kosovare ti thote pales ,Serbe qe ju keni bere krime ndaj popullit te ,Kosoves ta pranoje ralietin ne ,Kosove dhe ta njohe pavarsine e ,Kosoves.