Lugina sdo të jetë temë dialogu mes Beogradit e Prishtinës

Artikujt tjerė
- Kandiq: Kosova ta shfrytëzojë pranimin e fajit nga Ojdaniq
- Lugina sdo të jetë temë dialogu mes Beogradit e Prishtinës
- Nëpër vendkalimet kufitare - sikur vjet
- Kosova shkaktare e rënies së përkrahjes serbe për në BE
- Fajon: Ballkani, progres drejt integrimit në BE
- Vdiq vëllai i Slobodan Milosheviqit
- Shqiptarët protestuan në Nju-Jork kundër diskriminimit në Luginë
- Tërmet në ishullin Karpathos të Greqisë
- Bie përkrahja serbe për anëtarësim në BE
- Franca favorizon normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës
Beograd, 29 janar - Shefi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Zoran Stankoviq ka deklaruar se drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk do të jetë temë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Drejtat e askujt nuk janë rrezikuar dhe të gjitha tensionet po shkaktohen artificialisht. Ne po përkthejmë librat në gjuhën shqipe, gjithsej 77, po sigurojmë bursa, po organizojmë shkollime gratis të serbishtes, tha Stankoviq për shtypin e sotëm.
Tash duhet ti kthehemi projekteve që do ti kontribuojnë rimëkëmbjes së mëtejme të kësaj zone të vendit, dhe kjo do të ndikojë plotësisht në uljen e tensioneve, transmeton qik-u pohimet e Stankoviqit.
Sipas tij, në Luginën e Preshevës nuk ka ndërprerje të projekteve, qëllimi i të cilave është përmirësimi i jetës së njerëzve në ato tri komuna. Gjatë vitit të kaluar në Preshevë dhe Medvegjë janë investuar 222 milionë dinarë dhe janë përmbushur të gjitha detyrat e parashtruara. Projektet më të rëndësishme janë ndërtimi i fazës së parë të akusherisë jashtëspitalore në Preshevë, përgatitja e lokacionit për ndërtimin e repartit të Fakultetit Ekonomik nga Subotica, ndarja e 100 milionë dinarëve për hapjen e vendeve të reja të punës në vitin e kaluar, tha Stankoviq.






