• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nëpër vendkalimet kufitare - sikur vjet

Publikuar: 29.01.2013 - 15:33

Beograd, 29 janar – Drejtori i Doganave të Serbisë Tihomir Bogiçeviq (në foto) ka deklaruar sot se në vendkalimet kufitare me Kosovën edhe më tej është në fuqi regjimi i deritashëm, se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me vitin e kaluar dhe se ende nuk është arritur marrëveshja e plotë ku do të shkojnë paratë nga pagesa e taksave.

"Aktualisht ende është në fuqi regjimi i deritashëm, asgjë nuk ka ndryshuar në raport me vitin e kaluar. Kjo është gjendja e tanishme”, ka thënë Bogiçeviq, njofton Tanjug.

Ai ka thënë se dogana kufitare ka një përfaqësues që është përfshirë në grupin punues të negociatave.

"Aktualisht asgjë nuk ka të re. Në rundin e shkuar të bisedave janë bërë përpjekje që të arrihet marrëveshje për pagesën e taksave, para së gjithash flas për vendkalimet në Jarinë e Bërnjak”, ka thënë Bogiçeviq duke shtuar se deri më tash ende nuk është arritur marrëveshja e plotë se ku do të shkojnë ato para. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu