Kundërshtohet zhvendosja e lapidarit të UÇPBMS-së afër xhamisë

Artikujt tjerė
- Stefanoviq druhet nga fond i Prishtinës për veriun
- Daçiq: Nuk ka demontim të institucioneve serbe
- Rihapet rruga Rozhajë-Kullë, por jo për automjete të rënda
- Prokurorja malazeze kapet duke vjedhur kozmetikë të shtrenjtë
- Athina në kaos, transporti publik në grevë 24 orësh
- Koshtunica: Daçiq ngriti kufirin ndërshtetëror me Kosovën
- Rompuy: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën
- Hollësi të reja rreth rastit të Smilkovcit
- Padi kundër kryeministrit slloven për pasuri të paparaqitur
- Kundërshtohet zhvendosja e lapidarit të UÇPBMS-së afër xhamisë
Preshevë, 18 janar - Liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e kundërshtojnë idenë e zhvendosjes së lapidarit të UÇPMB-së nga hapësira e Komunës së Preshevës në oborrin e xhamisë, afër 50 metra më larg, ashtu siç kishin kërkuar autoritetet serbe.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se dëshmorët i përkasin kombit dhe jo një religjioni të caktuar, prandaj nuk ka nevojë që të bëhet një veprim i tillë.
Kjo ide daton qe dhjetë vjet dhe ne e kemi hedhur përfundimisht atë, ka thënë ai. Por nuk është lapidari as i xhamisë e nuk është as i kishës ortodokse, pra dëshmorët janë të kombit dhe nuk i takojnë një konfesioni fetar dhe lapidari nuk ka të bëjë me përfaqësim fetar.
Liderët e partive politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës kanë mbajtur të enjten një mbledhje të përbashkët e të jashtëzakonshme për të diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë.
Mustafa e ka përshkruar gjendjen të qetë. Ai është shprehur se takimet e partive politike shqiptare do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kryetari i Preshevës ka thënë se dokumentacioni për legalizimin e lapidarit me emrat e dëshmorëve të kombit është tani në rregull dhe i legalizuar.
Që gjendja është e qetë e ka thënë edhe aktivisti për të drejtat e njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi, raportoi sot Koha Ditore.
Vërehet një ulje e tensioneve, sigurisht si rezultat i 'skadimit' të ultimatumit pa 'pasoja". Është gjendje vendnumërimi ku këta (liderët politikë shqiptarë v.j.) thonë se po e legalizojnë lapidarin e ata (autoritetet serbe v.j.) thonë se duhet të largohet, ka thënë ai. Të shohim si po rrjedhin gjërat.
Mbetet e njëjtë gjendja në Luginë të Preshevës. Liderët politikë shqiptarë nuk ndryshojnë qëndrimet, raportoi KTV. Thonë se janë unikë dhe zotohen se asnjë marrëveshje nuk ekziston për largimin, apo zhvendosjen e lapidarit të dëshmorëve.
Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, njëherësh lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliu, përjashton mundësinë e ndonjë konflikti të armatosur në Luginë të Preshevës. Ai thotë se spektri politik i këtushëm, është unik dhe kërkon që zgjidhja e këtij problemi të gjendet me mjete politike e assesi me forma të tjera.
Nga ana tjetër shtypi serb shkruan se përfaqësuesit politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë të gatshëm që ta zhvendosin përmendoren në ndonjë vend tjetër, me kusht që të largohet edhe përmendorja që është ngritur në fshatin Lluçan për policët serbë, shkruajnë mediet serbe.
Përmendorja e vendosur në Preshevë do të rrënohet brenda një deri dy ditësh, edhe pse qeverisja lokale ka kërkuar legalizimin e saj.
Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përmendorja e ngritur për policët që humbën jetën nuk do të largohet me asnjë kusht, shkruajnë mediet e Beogradit.
Ndërkohë në mbrojtje të Luginës së Preshevës të enjten është organizuar një protestë në Gjilan.











Shqiptari i Heshtur18.01.2013/09:48
Nese leshoni PE per ZHVENDOSJEN E LAPIDARIT ateher do humbni perkrahjen e POPULLIT SHQIPTAR KUDO QE JEMI , keni perkrahjen tone prandaj mos na zhgenjeni sepse kurr me sdo ju perkrahim .