Keqardhje e OKB-së për himnin famëkeq serb

Artikujt tjerė
- Turqi, në pranga 85 majtistë të dyshuar për terrorizëm
- Prokuroja malazeze kapet duke vjedhur kozmetikë të shtrenjtë
- Vuçiq: Nuk do të hapim shampanjë për Kosovën
- Stefanoviq druhet nga fond i Prishtinës për veriun
- Daçiq: Nuk ka demontim të institucioneve serbe
- Rihapet rruga Rozhajë-Kullë, por jo për automjete të rënda
- Prokurorja malazeze kapet duke vjedhur kozmetikë të shtrenjtë
- Athina në kaos, transporti publik në grevë 24 orësh
- Koshtunica: Daçiq ngriti kufirin ndërshtetëror me Kosovën
- Rompuy: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën
New York, 17 janar - Kombet e Bashkuara kërkuan falje pasi një grup serb interpretoi një këngë famëkeqe, që lidhet me masakrën e Srebrenicës, para sekretarit Ban Ki-mun, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP.
Ne sinqerisht shprehim keqardhje që njerëzit u ofenduan nga kjo këngë, e cila nuk ishte futur në programin zyrtar, tha zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky, duke iu përgjigjur protestave që erdhën për shkak të këngës Marshi në Drinë, të kënduar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të hënën, transmeton Rel.
Duke mos qenë në dijeni për konotacionet nacionaliste të këngës, Ban dhe zyrtarë të tjerë të OKB-së duartrokitën korin serb Viva Vox, pas interpretimit të këngës.
Marshi në Drinë u shkrua fillimisht për të lavdëruar trupat serbe të vrarë gjatë një beteje në Luftën e Parë Botërore, por pastaj është bërë himn nacionalist për serbët.
Kjo këngë thuhet se u këndua nga forcat serbe gjatë masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995, kur u vranë tetë mijë meshkuj myslimanë.










