• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

BDI miraton kandidaturat

Publikuar: 06.01.2013 - 11:16

Tetovë, 6 janar - Teuta Arifi në Tetovë, Nevzat Bejta në Gostivar, Arbën Labënishti në Strugë.

Këta janë tre atutë me të cilët Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të sfidojë kundërshtarët e saj në tre komunat më të mëdha shqiptare.

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” mëson nga burime pranë BDI-së se Izet Mexhiti mbetet i pakontestueshëm në kandidaturën për Çairin, Fatmir Dehari për Kërçovën e Bashkuar dhe myftiu Ruzhdi Lata për Dibrën.

Burime të larta kanë njoftuar se në Likovë do të rikandidohet Sadulla Duraku, në Zhelinë Fatmir Izairi, në Saraj Bekim Murati, në Bërvenicë Enver Pajaziti, në Vrapçishtë Bajram Kadrija, në Bogovinë Hazbi Idrizi dhe në Dollnen Abdulla Bajramovski.

Përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të rezultateve nga anketat e realizuara në periudhë prej tri javësh.

BDI pritet të bëjë gjatë ditës së sotme njoftimin zyrtar për kandidaturat e miratuara në mbledhjen e djeshne.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell