Huliganët maqedonas rrahin pesë të rinj shqiptarë

Artikujt tjerė
- Daçiq thotë se Thaçi i ka thënë se Haradinaj nuk do të bëhet kryeministër
- Dodik iu ofron serbëve të Kosovës jetë në Bosnjë
- Ministri serb pranon se Libia është afër njohjes së Kosovës
- Greqia kritikon Berishën dhe Erdoganin
- BDI miraton kandidaturat
- Huliganët maqedonas rrahin pesë të rinj shqiptarë
- Nikoliq: EULEX tregon fytyrën e vërtetë
- Musliu: Shqiptarët nuk do të lejojnë të nëpërkëmbet pllaka përkujtimore
- Daçiq: Deri më 17 janar do ta heqim përmendoren vullnetarisht, ose me forcë
- Lugina vlerëson kushtëzimin e vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë
Shkup, 6 janar Një grup prej afro 20 vetash të nacionalitetit maqedonas ka sulmuar pesë të rinj shqiptarë të moshës deri 16-vjeçare në lagjen Aerodrom, në Shkup, të shtunën, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore, njofton portali Zhurnal.mk.
Njëri nga të rinjtë shqiptarë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim urgjent në Spitalin e qytetit në Shkup. Edhe për katër të tjerët raportohet se janë lënduar rëndë.
"Sa dolëm te udha, kur i pamë mbi 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën, maqedonas ishin, edhe si na zunë na rrahën me shkopinj bejsbolli. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë", ka sqaruar ngjarjen Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve, raporton Alsat.
Prindi i Riadit, Naseri, rrëfen se e kishte tërhequr djalin kohë më parë nga shkolla e mesme ndërtimore Zdravko Cvetkovski GUC e cila ndodhet në Karposh IV, me qëllimin që ti shmangej përplasjes me huliganët.
"Ky shtet për mua është katastrofë. Me ndodh që shqiptarët i rrahin maqedonasit, kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo", citon Alsati fjalët plot mllef të babait të Riadit.
Ndaj sulmit ka reaguar të shtunën Rilindja Demokratike Kombëtare e drejtuar nga Rufi Osmani. Kjo parti bën bashkëfajtor për dhunën koalicionin qeveritar.
Pas diskriminimit të shqiptarëve në rastet e fundit mospranimi i amendamenteve të RDK-së, anashkalimi i gjuhës shqipe në autobusët lokalë, diskriminimi me banesat sociale dhe rasti i fundit ku fëmijët shqiptarë rrihen nga 20 huliganë janë dëshmi e radhës se fëmijët shqiptarë nuk ka kush ti mbrojë. Kjo vjen si rezultat i paaftësisë së partisë shqiptare në Qeveri, BDI që përfundimisht të reagojë në këto raste që nxisin urrejtje ndëretnike, pasi që Nikollës (Gruevskit v.j.) i pëlqen kjo lojë në prag të zgjedhjeve, thuhet në reagimin e RDK-së. Qeveria me rastet e fundit me dhunën e shkaktuar në Parlamentin e Maqedonisë është vetëm një leksion për huliganët maqedonas. Përderisa brenda në Parlament tërhiqen zvarrë gazetarë, rrihen deputetë pse mos këta huliganë të cilët kanë mbështetje nga Qeveria aktuale të mos rrahin fëmijë shqiptarë.
RDK-ja pyet se deri kur kjo qeveri do të keqtrajtojë fëmijë shqiptare dhe sa fëmijë duhet të rrihen në mënyrë që të reagohet, në veçanti nga partia shqiptare në Qeveri, BDI-ja.
RDK-ja kërkon përgjegjësi nga ministria përkatëse dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, partive politike, ndërkombëtarëve për ndërmarrje të masave konkrete, ndëshkim juridik të Qeverisë, që të ketë kujdes të veçantë ndaj raporteve ndëretnike dhe gjetjen e huliganëve që rrahin fëmijët shqiptarë.










gecaj arsim06.01.2013/12:22
na shqipetaret vetem lafe kemi vetem hajni e problem mese veti e duhete me menu mir se kena pune ne balkan me slavortokse