Lugina vlerëson reciprocitetin e vizitave të zyrtarëve serbë

Artikujt tjerė
- Lugina vlerëson reciprocitetin e vizitave të zyrtarëve serbë
- Nikoliq: Nuk dua që Prishtina të vendosë për mua
- Shqipja në autobusët urban, vetëm me pagesë
- Shkup, vazhdon rrahja brutale e shqiptarëve
- Gjorgjiev: Plani serb për Kosovën sreflekton në Maqedoni
- Qeveria e Kosovës e jo EULEX-i ndali vizitën e Nikoliqit
- 2013-ta, ndër më të nxehtat në 160 vjetët e fundit
- "Shqipëria e Madhe" - projekt i SHBA-së kundër Serbisë e Rusisë
- Nimitz propozon: Republika e Maqedonisë Veriore
- Irinej i brengosur për serbët në Kosovë
Preshevë, 5 janar - Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës e kanë vlerësuar lartë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës për kushtëzimin e vizitave të liderëve serbë në Kosovë, me ato të liderëve kosovarë në Luginën e Preshevës.
Zyrtarët shqiptarë të Luginës, në deklaratat e tyre kanë thënë se reciprociteti është kërkesë e kamotshme e shqiptarëve të Luginës, duke vlerësuar se në rajon fatkeqësisht kjo masë është aktualisht çelës i zgjidhjes së problemeve dhe jo respektimi i të drejtave legjitime, raporton Rtk.
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndryshe nga fqinjët e tjerë, kanë pranuar realitetin e ri në Ballkan, por të drejtat e tyre me dekada janë nëpërkëmbur. Ndaj si domosdoshmëri të kohës, kanë zgjedhur alternativën për kërkim të realizimit të të drejtave të tyre në shkallë reciprociteti me realizimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.








