• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kryeministri serb lëshon alarmin kundër njohjeve të Kosovës

Publikuar: 23.12.2012 - 22:14

Beograd, 23 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq vlerësoi se Serbia duhet të dërgojë urgjentisht emisarë në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, e veçanërisht në shtetet e mëdha islamike. Ai në një televizion privat serb tha se Kosova e pavarur është pranuar nga Pakistani, dhe nëse këtë e bënë edhe Egjipti, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

“Nuk e di a jemi të vetëdijshëm se jemi në situatë të humbur. Pakistani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. A po merret dikush me shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj?”, pyeti ai, transmeton BW.

Daçiq, që njihet edhe si një nga juniorët e Sllobodan Millosheviqit, kërkoi një vëmendje më të madhe rreth çështjes së lobimit për njohjen e shteti të Kosovës, duke marrë shembullin e shtetit të Fixhit, i cili pak kohë më parë po ashtu njohu pavarësisë e Kosovës. Sipas tij, kjo e fundit, megjithëse shtet i vogël, e ka pranuar pavarësinë vetëm pse përfaqësuesit e pushtetit në Prishtinë kanë shkuar dhe lobuar atje.

“Unë jam i sigurt se 99 për qind e qytetarëve serbë nuk e dinë se ku gjendet Fixhi, siç nuk e dinë qytetarët e këtij shteti se ku është Serbia dhe Kosova. Çka ua ndien atyre për problemet tona. Por, ai që ka shkuar atje, Pacolli apo dikush tjetër, ka ofruar bursa, pajisje teknike dhe kanë mbaruar punë”, ka shtuar ai. 

Komente (4)

shqiptari i kosovees24.12.2012/10:06

jemi ma te fort

hazir begu24.12.2012/10:06

Ku mund ti gjejmë ata Akademik ,te cilet te gjith jan politizuar dhe punojnë në favor te partive politike qe janë duke na quar ne buzë të germines.

Mitrovicasi24.12.2012/09:27

Deri sa te kemi nji akademi jo politike per me e me i udheheq interesat e kosoves ne instanca globale Kosova ka me pas shum veshtir me u mar me serbin edhe me armiqt e popullit shqiptar.

Akademiket e kosoves duhet me e pas nji kuvend ku ata do te mblidheshin edhe do jepshin keshilla per vendimet politike te kuvendit edhe ne pergjithsi si keshilltar per shtetsi te shendosh e politika afatgjata.

Qamil Bytyçi24.12.2012/09:13

Ndoshta qytetaret e juaj nuk e dine se ku eshte Fixhin por qytetaret jo vetem te Fixhit por edhe te vendeve te tjera e dine se ku gjendet Serbia.
Me masakrat qe i keni bere ne Bosne dhe ne Kosove gjithe bota e di se ku gjendet dhe ç'fare udheheqes ka pasur dhe ka sot Serbia.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu