Lufta e deklaratave acaron raportet Turqi-Greqi

Artikujt tjerė
- Kryeministri serb lëshon alarmin kundër njohjeve të Kosovës
- Lufta e deklaratave acaron raportet Turqi-Greqi
- Platforma serbe për Kosovën, dridh Maqedoninë
- Pjesë të platformës serbe, të papranueshme për BE-në
- Serwer: Platforma serbe i bënë bisedimet shumë më të rënda
- Biserko: Platforma e Serbisë - humbje kohe
- Iliq: Ska pavarësi për Kosovën pa nënshkruar Serbia, bota mendon ndryshe
- Athinë: Minoritarët grekë nga Shqipëria pa pensione të Greqisë
- Daçiq: Të hiqet përmendorja në Preshevë
- Daçiq: Nuk është e mundshme ndalja e dialogut me Prishtinën
Stamboll, Athinë, 23 dhjetor - Ngritja e besueshmërisë së kreditimit të Greqisë me gjashtë nivele nga agjencia e vlerësimit të rrezikut Standard and Poors duket se ka sjelle pakënaqësi tek fqinji i saj në anën lindore të Egjeut, në Turqi.
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar institucionin financiar se është totalisht i politizuar, pasi mban anën e Greqisë që po zhytet dhe po shet ishujt e saj, ndërsa nuk jep asnjë vlerësim për Turqinë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Athinës zyrtare, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Dimitris Avramopoulos, që ka thënë se deklaratat keqdashëse nuk u përshtaten udhëheqësve, sidomos atyre fqinj, që nga ana tjetër kërkojnë të ndërtojnë marrëdhënie të miqësisë dhe besimit.
Krizat ekonomike janë si epidemi, nuk njohin kufij dhe nuk e di askush kur trokasin në derë, ka shtuar Avramopoulos, duke theksuar se asnjë ishull grek nuk shitet, pasi vlerat e një kombi kurrë nuk kanë çmim dhe kombet historike të tilla si Greqia e gjejnë gjithmonë rrugën e tyre.
Në fillimet e vitit të kaluar, në një takim që pati ish-kryeministri Papandreu me homologun e tij turk Erdogan, u duk se midis dy vendeve po fillonte një klimë e re pozitive, por asgjë e tillë nuk ndodhi.
Lufta e deklaratave acaron përsëri Athinën dhe Ankaranë në një moment kur Greqia dëshiron të mbyllë me fqinjët e saj çështjen e kufijve detarë, për të filluar kërkimet në zonat e saj detare për naftë dhe gaz, shfrytëzimin e këtyre pasurive natyrore, rezervat e të cilave përllogariten në miliarda euro dhe do të zvogëlojnë ndjeshëm borxhin e saj kolosal.
Greqia nuk ka nënshkruar me asnjë prej fqinjëve të saj si Italia, Shqipëria, Egjipti, Libia dhe Turqia marrëveshje për Zonën Ekonomike Ekskluzive detare.
Edhe në vizitën e tij para dy ditësh në Libi, Avramopulos nuk ka marrë një përgjigje pozitive për të mbyllur një marrëveshje midis dy vendeve, e cila do ti shërbente Greqisë si një bazë për të rifilluar bisedimet për kufijtë detare që vazhdojnë prej vitesh me Turqinë, por që ende ndodhen në udhëkryq.







