Bllokimi i buxhetit 2013, krizë në Maqedoni

Artikujt tjerė
- Bllokimi i buxhetit 2013, krizë në Maqedoni
- Le Point: Maqedonia, shteti që nuk ekziston
- Daçiq lavdërohet për imazhin kurrë më të mirë të Serbisë në Bruksel
- Kosovës i hapen dyert për anëtare të plotë të Kartës SHBA-Adriatik
- Mishkoviqit- 30 ditë paraburgim
- Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka pasur kurrë pakica shqiptare
- Serbia me platformë për Kosovën sipas 1244-shit
- Basescu rrezikon Rumania para një riorganizimi politik
- Catherine Ashton takohet nesër me Daçiqin
- Radikalët serbë, mallrat serbe po doganohen në Kosovë
Shkup, 14 dhjetor - Projektbuxheti i vitit 2013 në Maqedoni është një nga çështjet e fundit që ka nxitur krizë politike, për shkak të rrezikut të mosmiratimit të tij në afatin e duhur.
Derisa vendet e rajonit kanë miratuar buxhetet për në mot, në Maqedoni ai akoma gjendet nëpër komisionet parlamentare dhe nuk ka mbërritur për miratim në Parlament. Mbi 1 226 amendamente janë propozuar nga partitë opozitare, prej të cilëve mbi 400 amendamente janë nga partia shqiptare RDK.
Në Komisionin parlamentar të financave dhe buxhetit dje u shqyrtuan 137 amendamente, derisa kanë ngelur edhe mbi 1 000 amendamente tjera. Kjo situatë ka shkaktuar krizë, pasi që partitë e mazhorancës nuk kanë mbështetur asnjë amendament të opozitës në kuadër të këtij komisioni, njofton agjencia Ina.
Qeveria ka theksuar se opozita po bllokon miratimin e projektbuxhetit, por partitë e opozitës kanë theksuar se qëllimi i tyre është që të hartohet një buxhet cilësor dhe për të mirën e qytetarëve. RDK ka theksuar se me amendamentet e tyre kërkohet ndarja e mbi 25 për qind të mjeteve të buxhetit për projekte shqiptare.
Megjithë këto kontradikta dhe humbje kohe, kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka caktuar seancën plenare për buxhetin më 24 dhjetor, kurse nga kabineti i tij kanë theksuar se qëllimi është që brenda pesë ditëve të debatit të kalojë buxheti për 2013. Për zhbllokimin e situatës rreth projektbuxhetit 2013, RDK ka kërkuar takim liderësh për të arritur marrëveshje rreth kërkesave të opozitës.







