• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Daçiq lavdërohet për imazhin kurrë më të mirë të Serbisë në Bruksel

Publikuar: 14.12.2012 - 17:56

Bruksel, 14 dhjetor – Pas takimit të sotëm me përfaqësuesen e lartë për politike të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se për Serbinë kurrë nuk është folur në mënyrë kaq pozitive në Bruksel dhe se ekziston mundësia e madhe që gjatë gjedhë muajve të ardhshëm ajo t’i fillojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

“Mendoj që kjo gjë për Serbinë është një shans i madh dhe nëse nuk e shfrytëzojmë tashti, duhet të presim disa vite të ardhshme për ta bërë këtë”, iu ka thënë ai gazetarëve.

Sipas fjalëve të tij, kjo atmosferë dhe mendim i mirë për Serbinë në Bruksel është para së gjithash rezultat i vendimeve të mira që i ka marrë pushteti serb, por edhe rezultat i marrjes mbi vete të riskut në dialogun që po udhëhiqet me Prishtinën, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai ka shtuar se periudha e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për Serbinë, dhe për këtë ka biseduar me Ashton lidhur me rrjedhën e ardhshme të dialogut dhe mënyrat e mundshme të zgjidhjes së problemeve operative që ekzistojnë në realizimin e marrëveshjeve, veçmas të asaj për menaxhimin e përbashkët të kalimeve (kufirit) me Kosovën.

Në bazë të kërkesave që i ka marrë nga afaristë serb nga veriu i Kosovës, Daçiqi ka thënë se me Ashton ka biseduar që edhe një herë në nivel teknik dhe që deri më 10 janar 2013, kur pritet marrëveshja përfundimtare, të mos ketë pagesë taksash dhe tatimesh për mallrat që nga Serbia shkojnë në veri të Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se nga e hëna grupet punuese do t’i vazhdojnë negociatat, në mënyrë që të zgjidhen problemet dhe për tu respektuar marrëveshja që e ka arritur me Ashtonin dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. 

Komente (4)

Ramadan Kovaci15.12.2012/15:48

Vizita e Daciqit ne Bruksel dhe takimi i tij me K Eshton, ka nje qellim ta shantazhoj at se po su ba sic serbet e tij ne Kosove kerkojne, do te behen cregullime...andaj, marveshtja me Thaqin duhet te shtyeht pa u zbatuar deri at dat qe lyp, e dihet, nje shtyrje dmth pafuqizim te saj...Kam frig se ne munges te interesimit te Thaqit per nje vizite "blic" dhe perkujtim z Eshton per pergjegjesin qe ka, ajo mund ti shkon per qejf huqeve te dacicqit per ta cfuqizuar marveshtjen per kufirin...

xhevdeti14.12.2012/22:38

Oj Qeveria e Kosoves he viktima e jeme cka fitove L...tem keshtu ishte porosija e Dcicit nga Brukseli per kryeminstrin Th,ne Kosove.

Mirusha Dreni Novoselle14.12.2012/20:35

Daçiq veq perpara se mare asht ka te shkon,se qe herett Thaçi ta ka shtrue rrugen me kocka o Daçiq.Ne mujshit me e ba dhanerr Thaçin,se nashta i kalon pengesat e jetes.Edhe pse asht i martuem shqiptaret kane te drejt deri ne 7 gra ti bajne sipas kanunit.E kur te perzihet gjaku i Beogradit me gjak te Brojes,o shka dalin bimet e plehnueme! .Cic...!

tmerri14.12.2012/18:16

Po qysh nuk te lavdrojn ty edhe serbien pse jo kur politikanet tan ma shum i ndihmojn Beogradit se popullit te vet mos ta ndien ty se sa te jen qekjo qeveri e jona veq te para keni me shku

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell