Izetbegoviq reagon për deklaratën skandaloze të presidentit sllovak

Artikujt tjerė
- Izetbegoviq reagon për deklaratën skandaloze të presidentit sllovak
- Nikoliq: Me fqinjët nuk ka më raporte të njëjta
- Serbia ka dy zgjidhje, të dyja pa Kosovën
- Partia e Nikoliqit organizon protestën e neonazistëve në Beograd
- Jovanoviq: Serbia vuan pasojat e politikës së viteve 90-të
- Refuzimi i Ivanovit, skandal diplomatik?
- Karla Del Ponten se ka befasuar lirimi i Haradinajt
- Greqia e Serbia dridhen nga Shqipëria e Madhe
- Në Preshevë shpaloset flamuri gjigant
- Nikoliq: Lirimi i Haradinajt - nuk është i bazuar në drejtësi
Sarajevë, 29 nëntor Anëtari i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq u takua sot në Sarajevë me ambasadorin e Sllovakisë në BeH, Mirosllav Mojzhit dhe kërkoi nga ai sqarim me rastin e deklaratës së djeshme të presidentit sllovak, Ivan Gashparoviq në Banjallukë, kur kishte tërhequr paralele ndërmjet entitetit serb në BH dhe Çekisë e Sllovakisë.
Izetbegoviq shprehu pakënaqësinë e tij me deklaratën e presidentit sllovak, duke vlerësuar se është e papranueshme, juridikisht dhe politikisht e paqëndrueshme të barazohet pozita e entitetit serb në BH me marrëdhëniet e dy shteteve sovrane siç janë Çekia dhe Sllovakia.
Kreu i BH-së tha se asnjëherë nuk bën të harrohet që entiteti serb në BH është krijuar me anë të agresionit, gjenocidit dhe pastrimit etnik të boshnjakëve e të kroatëve dhe se nuk ka kurrfarë parakushtesh juridike-historike-morale për realizimin e kërkesës për pavarësim të këtij entiteti.
Eniteti serb mund të ekzistojë vetëm si pjesë e BH-së dhe kurrë nuk mund të jetë më shumë se kaq, tha Izetbegoviq, duke shtuar se deklarata e kreut të Sllovakisë mund të krijojë pasqyrë të rrejshme se është i mundur pavarësimi i entitetit serb.








