Serbia publikon platformën për Kosovën javën e ardhshme

Artikujt tjerė
- Serbia publikon platformën për Kosovën javën e ardhshme
- Sllovenia mbyll konsullatat në Dublin dhe New York
- Serbia larg BE-së një dekadë
- Serbia diskuton platformën për Kosovën
- Çka presin SHBA dhe BE nga dialogu?
- Daçiq dhe Thaçi takohen sërish më 7 nëntor
- Serwver lavdëron Daçiqin
- Mbi 15 mijë amendamente të BDI-së në projektligjin për Branitellat
- Clinton e Ashton nisin takimin me presidenten Jahjaga
- Beogradi për bisedime të hapëta
Beograd, 31 tetor - Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se platforma për Kosovën do të bëhet publike gjatë javës së ardhshme.
Marko Gjuriq i ka bërë këto komente pas takimit të Këshillit Kombëtar për Siguri të Serbisë, i cili sot ka diskutuar platformën për bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton REL.
Në takim është konfirmuar në masë të madhe uniteti i autoriteteve të shtetit për çështjen e Kosovës, ka deklaruar Gjuriq.
Ai ka thënë se Kuvendi i Serbisë dhe publiku do të kenë rastin të shprehen për të gjitha parimet, në bazë të të cilave do të vazhdojnë bisedimet.
Kosova dhe Serbia, nga marsi i vitit të kaluar, kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh për çështje teknike, por ato janë ndërprerë prejse Serbia ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj.
Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë së shpejti. Ka gjithnjë e më shumë zëra se ato do të shndërrohen në dialog për çështje politike.







