Clinton në Kosovë e Serbi për tejkalimin e dallimeve të hidhura

Artikujt tjerė
- Clinton në Kosovë e Serbi për tejkalimin e dallimeve të hidhura
- Jovanoviq: PLD nuk mbështet planin e Serbisë për Kosovën
- Tadiq thotë se plani i tij katërpikësh ofron më shumë se ai i dy Gjermanive
- VMRO-DPMNE: Organizatore e manifestimit në Kumanovë, Serbia
- Zbulon njerëzit që fshehin milionat në Zvicër, arrestohet gazetari
- Pianisti turk akuzohet për fyerje të islamit
- Nikoliqi festoi në Kumanovë, Hoxhaj e dënoi vizitën
- Të reshura bore në Bosnje, Austri dhe Slloveni
- Daçiq: Platforma për Kosovën s'do të mbetet sekret
- Daçiq për normalizim të marrëdhënieve pa e njohur Kosovën
Washington, 29 tetor - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është nisur për në Ballkan, ku do ti kërkojë Serbisë dhe Kosovës që ti tejkalojnë dallimet e hidhura dhe të integrohen plotësisht në BE dhe në NATO, shkruan AFP.
Clinton, që së pari do ndalet për bisedime të hënën në Algjeri, mbi krizën politike në Mali, do të bashkohet me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton si pjesë e vizitës së saj në Ballkan, ku të dyja pritet të shtyjnë përpara një integrim më të madh.
Shefja e diplomacisë amerikane do të vizitojë së pari Bosnjën, shteti ballkanik, që duhet të aplikojë për anëtarësim në BE, por, që zyrtarisht kandidaturën do ta dorëzojë në fund të këtij viti.
Shteti mbetet thellë i ndarë në vija etnike, derisa liderët serbë të Bosnjës kërcënojnë me ndarje.
Ne nuk jemi treguar të ndrojtur për ta thënë dhe qartësuar se jemi të zhgënjyer, se liderët e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk i kanë vendosur interesat e shtetit të tyre së pari, dhe në vend të kësaj kanë promovuar partitë dhe grupet etnike dhe agjendat e tyre personale, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, që ka dashur të mbetet anonim.
Mendoj se mesazhi nga sekretarja Clinton dhe Përfaqësuesja e lartë, Ashton do të jetë
se dëshirojmë ta shohim atë të bëhet anëtare e BE/NATO-s, por, neve na duhen reformat e domosdoshme, është shprehur zëdhënësi.
Clinton për herë të fundit ka vizituar Bosnjën, sikurse edhe Serbinë e Kosovën, në vitin 2010.
Pa Ashtonin, ajo do ta përfundojë vizitën e saj në Shqipëri dhe Kroaci, të cilat iu bashkuan NATO-s në vitin 2009.
Nga gjashtë ish vendet jugosllave, vetëm Sllovenia iu ka bashkuar BE-së në vitin 2004, ndërsa Kroacia pritet të behët anëtare në muajin korrik.
Zagrebi është një shembull për pjesën tjetër të rajonit, ka thënë zyrtari i DASH-it.
Kjo është një gjë e rëndësishme dhe ne theksojmë, se kjo është diçka të cilën e ka mbështetur gjatë SHBA, por edhe mesazh për rajonin, ka thënë zyrtari.
Po është vështirë, reformat janë të vështira, rruga për anëtarësim është e gjatë, dhe nëse bëni gjënë e duhur, dhe zbatoni atë, për të cilën jeni pajtuar, ju aktualisht keni kaluar vijën përfundimtare.
Ky mesazh, shkruan AFP, iu drejtohet kryesisht, armiqve të hidhur, Serbisë dhe Kosovës.
Bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, të lancuara në mars të 2011, nën ndërmjetësimin e BE-së, janë pezulluar pas zgjedhjeve të majit në Serbi, në të cilat dolën fituese forcat nacionaliste.
Më herët në këtë muaj, Ashton organizoi një takim të lartë të kryeministrave të të dy vendeve.








