• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

VMRO-DPMNE: Organizatore e manifestimit në Kumanovë, Serbia

Publikuar: 28.10.2012 - 22:10

Shkup, 28 tetor – Partia në pushtet në Maqedoni bashkë me BDI-në, VMRO-DPMNE është distancuar nga manifestimi i sotëm me rastin e përvjetorit të Betejës së Kumanovës, duke theksuar se ajo është organizuar nga Qeveria e Serbisë.

Në një komunikatë me shkrim, VMRO-DPMNE thekson se Qeveria e Maqedonisë nuk e konsideron këtë ngjarje si simbol që do të duhej ta festonin edhe maqedonasit, ndërsa pranon se kreu shtetëror e ka dhënë lejen për zhvillimin e ceremonisë së shënimit të këtij jubileu.

Për këtë, VMRO-DPMNE jep dy arsye: njëra, manifestimi në Zabërnjak është në frymën pozitive të ndërtimit të fqinjësisë së mirë; dhe tjetra, me këtë akt Maqedonia vepron ndryshe nga Kisha Ortodokse Serbe dhe disa struktura në të kaluarën, të cilat nuk lejonin hyrjen në Manastirin Prohor Pçinski të delegacionit të Maqedonisë, në ditën e shënimit të Ilindenit, transmeton Zhurnali

“Rikujtojmë se VMRO (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase) luftonte edhe kundër sundimit otoman, por edhe kundër pushtuesve të rinj, të cilët fituan në Zebërnjak. Kjo luftë e VMRO-së u kurorëzua me Mbledhjen e ASNOM-t dhe përmes referendumit për Pavarësi më 8 shtator të vitit 1991.

Por, sot, Maqedonia si shtet i lirë dhe i pavarur ka raporte miqësore dhe ndërton bashkëpunim me Turqinë dhe Serbinë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell