• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Opozita në Bujanoc: Ndërtimi i banesave për serbë, kolonizim

Publikuar: 27.10.2012 - 13:02

Bujanoc, 27 tetor - Vendimi i Kuvendit Komunal në Bujanoc për ndërtimin e 20  banesave kolektive për dislokimin e të zhvendosurve serbë nga Kosova, shihet si vendim për kolonializmin e komunës, e cila dominohet nga shqiptarët. Vendimin për ndërtimin e këtyre banesave e ka marrë koalicioni aktual shqiptaro-serb nën udhëheqjen e kryetarit shqiptar, Nagip Arifi.

Kundër këtij vendimi, siç raporton gazeta Zëri, kanë reaguar këshilltarët shqiptarë në opozitë, të cilët këtë vendim e konsiderojnë si përpjekje për ndikim në përbërjen etnike të kësaj komune.

Shaip Kamberi, përfaqësues i partisë më të madhe opozitare në këtë komunë (Partia për Veprim Demokratik), dhe njëherësh ish-kryetar i Komunës gjatë mandatit të kaluar, tha se ky vendim sjell një kolonizim, e madje është në kundërshtim me vetë Kushtetutën e Serbisë.

Fillimisht, sipas tij, kjo komunë është një vend i pazhvilluar ekonomikisht e cila nuk po ka aftësi që të i kthejë as njerëzit e vet, shqiptarët, të cilët, janë larguar për shkak të luftës në Kosovë. 

“Ndërkohë, për serbët e Kosovës, të cilët as që janë nga Bujanoci, merret vendim për t’iu ndërtuar shtëpi. Një vendim i tillë, po ashtu, nuk do të duhej të merrej pa u konsultuar edhe me Qeverinë e Kosovës, për t’i pyetur ata se mos këta persona duhet të kthehen në Kosovë, apo mos kanë probleme me ligjin dhe nuk mund të kthehen”, tha Kamberi.

Analisti Belgzim Kamberi thotë se ky vendim është vetëm fillimi i prodhimeve negative që do të sjellë koalicioni aktual i Bujanocit. Ai madje fajëson edhe partitë politike shqiptare, të cilat duke mos mundur që të merren vesh mes vete, kanë mundësuar që në Bujanoc faktor vendimmarrës të jetë pakica serbe.

“Bujanoci ka hyrë në një proces, ku detyrohet të bëjë koncesione të tilla, nga fakti që serbët pakicë e kanë pushtetin, dhe kjo u mundësohet për shkak të vetë pushtetit serb në përgjegjësi, por është mundësuar edhe nga vetë shqiptarët. Përndryshe vendimi për ndërtimin e këtyre shtëpive është antikushtetues”, tha Kamberi.

Nagip Arifi, ndërkaq, tha se ndërtimi i këtyre shtëpive është projekt i Bashkimit Evropian  dhe nuk ka të bëjë vetëm me serbët, por në përgjithësi me rastet sociale prej ngado qofshin ata.

“Është një projekt i BE-së dhe në këto banesa sociale do të vendosen rreth 20 familje sociale që përbëjnë përafërsisht 70 persona. Këta persona janë edhe serbë nga Kosova, por edhe romë”, tha Arifi.

Kuvendi Komunal në Bujanoc përbëhet nga 41 këshilltarë, prej tyre 30 janë shqiptarë, ndërsa në opozitë kanë mbetur 18 prej tyre.

Komente (4)

Jonuzi28.10.2012/11:39

He more Opozit he, shume heret na paska dalen xhumi me reagu, kur ne vet kemi qene ata qe e kemi nenshkru me u ndertu keto Ndertesa, mos ta fajsojm tash poziten e Nagip Arifit se ky ska kokerr te fajit, faj ka Shaipi edhe Galipi se bashku Me Rizen e kane bere kete plane shume ma heret.
Shiqo në linkin e më poshtem
httppostimage.orgimage6egu5yg8r
a href'httppostimage.orgimage6egu5yg8r' target'blank'img src'https17.postimage.org6egu5yg8rshaipkamberidokrefugjatet.jpg' border'0' alt"shaip kamberi dok refugjatet" a

iMerguari28.10.2012/09:59

Duhet nje lufté ere ,ne fillim duhet Shqipfolsit te marrin shperblimet me te merituat,té pastrohet njeher e pergjithmon Ambienti Yné.

Dardania28.10.2012/04:17

Perderi sa ne i lshojme vendet tona dhe vendosen ne Kosove,..duke dite qellimet e Serbis edh kjo ndodhe.

shaipi27.10.2012/16:51

e keqja e shqiptaris jane vet shqiptaret,qfar injorance nga ana e shqipfolesit nagip arifit ,,nuke jane te gjith serb po ka edhe rom dhe jane raste sociale '' po a spaska shqiptar raste socijale apo shqiptaret duhet shfaros se jane te tepert.

1000  Karaktere
Prishtinė 19°C
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell