Daçiq: Me kohën Serbia po e humb edhe Kosovën

Artikujt tjerė
- Platforma e Serbisë për Kosovën sekret shtetëror
- Vatra kërkon përfshirjen e Preshevës në bisedime
- Dëshmitari "E1" nuk e ka parë vrasjen në Smilkovc
- Clinton dhe Ashton vizitojnë Beogradin
- Jeta politike e hungarezëve në Serbi shumë e ndërlikuar
- Presidenti grek nuk do dëshmojë në gjyqin e Karaxhiq
- DSS me Gjykatë Kushtetuese kundërshton marrëveshjet Beograd Prishtinë
- Edhe Ashton do ta vizitojë Beogradin
- Rruga, një shpresë për Malësinë e Bujanocit
- Serbia i druan Shqipërisë natyrale
Beograd, 24 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia do ta humbasë Kosovë, nëse nuk e ndalë rënien e pozicionit të saj në procesin negociator.
Ai ka tërhequr vërejtjen kundër izolimit të Serbisë.
Kundër Thaçit kam luftuar dhe po të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, sigurisht se edhe do të fitoja. Nga viti në vit, duke humbur kohën, Serbia ngadalë po e humb Kosovën. Mund të sillemi si Greqia dhe të themi se Konstaninopoja është kryeqytet grek, por ajo më nuk është, ndërsa ata flasin për këtë tash e 100 vjet, ka thënë Daçiq për televizionin shtetëror serb.
Komentet e tij vijnë disa ditë pas takimit të parë në mes tij dhe kryeministrit kosovar, të zhvilluar në Bruksel.
Ai ka thënë se tani platforma për bisedime mbi Kosovën duhet të jetë fleksibile dhe ti përgjigjet rrethanave në të cilën gjendet Serbia.
Daçiq ka theksuar se Serbia duhet të gjejë zgjidhje për Kosovë, sepse sipas tij, Kosova është problem në të gjitha segmentet.
Ai ka pranuar se në bisedimet e ardhshme, statusi nuk do të jetë temë qendrore.
Nuk jam i sigurt se tema e statusit do të jetë temë qendrore, por, relaksimi i raporteve dhe përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, është shprehur kryeministri serb.


dibrani isak24.10.2012/20:56
o prishtinasi 2 po nese nuk e ke kuptu trimnin e thaqit deri me tani ti kurr nuk ki me kuptu ma sen se nuk ka nevoj trimin me e trimnu se pikrisht ky daqiqi e ka denu thaqin po aj kurr nuk asht frigu prej kti burri

sali arifi24.10.2012/16:04
politika serbe!!!!!!!! pikerishte atehere kur serbet paraqiten se gjoja po e humbin Kosoven,aty fshihet diqka mbrapa,kjo eshte pra populle Serbia Millosheviane ndersa ne anen tjeter politika thaqiste se gjoja ne kemi fituar,rezultatet shihen me vone

Prishtinasi II24.10.2012/15:02
Me siguri e ka veq sa mi trimnu Thaqat kunder inteligjences ne Kosov. Perndryshe ky sdo guxonte me fol kshtu prej shkive por e ka veq sa mi permirsu pozitat e PDKse ne Kosov kundrual vetevendosjes dhe Intelektualve te vertet. Ne menyr qe pastaj heshtazi serbija ti kryen punt me shqiptarët. Siq po ia ban qe 13 vjet. Veq po na mbetet se kush nga neve me u byryt per suksesin derisa mossuksesin kujt pos shqiptari shqiptarit te gjor.

Melo24.10.2012/14:55
Jo me kohen,po serbija kosoven e ka humbur ashtu ashtu,po kosova rrezikohet nga tradhetaret e vete,ku dy tradhetareve Hashim Thaqit dhe Fatmir Sejdiut eshte gati tu bashkohet edhe i treti Blerim Shala i AAKs.

Teuta 24.10.2012/14:52
Deklaratat e serbve duhet kuptuar,
ky tipi eshte duke thene se serbia tani eshte e favorizuar perderisa eshte tradhtari thaci ne pushtet ,pra te ngutemi e te shkepusim aq sa mundemi nga kosova.

Justiniani dardan24.10.2012/14:34
A po e shihni edhe me u pa eshte klonim i milloshit veq pak me i vogël ne anatomi,se njesoj a ma i zi ne qendrime ndaj Kosoves e shqiptarve.Keta serbet po ma kujtojn at far meselen" Magarin e hante ujku,e ai thonte jojo...se jam ënderr!".Edhe keta ne lidhje me Kosoven,po kujtojn qe jan ne ëndër!Zgjohuni o mjerana se ma mirë eshte ma se shumti per juve!

prishtinasi24.10.2012/14:33
une frigohem kur shkjet thon kshtu se kan politika te ashperta ju garantoj

BalkanLex24.10.2012/14:15
E ka pagu Thaci me thane ashtu qe me ia rrit morrin ne sy te Kosovareve. A e keni pa kete.

Prizrenasi24.10.2012/13:47
Nuk mund dikush qe te humb dicka kur ate asnjehere nuk e ka pasur ne pronesi . Kosova mbi nje shekull ka qene e okupuar nga Serbia , dhe te me ndihmen e aletaeve te dikurshem te saj ne kye me Rusine, por prone te veten kurre nuk e ka pasur. Keshtu qendrojne hesaper Dacic .

Naimi24.10.2012/11:50
Jam i befasuar nga thëniet e Daciqit!!! Gomari ka shqelmat vdekje prurës, pak para ngodhjes.

sami 24.10.2012/11:40
Per hashimin ju sot e kishit Kosoven pjese te Serbise ,por ka luftuar dikush tjeter kunder jush,shqiptarte vetem kene ike.

Shpendi24.10.2012/10:32
Jo me Hashim Thaqin por ke luftue me popullin shqiptar dhe keni planifiku shfarosjen e tyre nga TROJET E VETA SHEKULLORE






bekimch24.10.2012/22:37
kujdes vllezr dhe mes heshtni por shpejtoni dhe ngihuni ne kembredaksi enderuar ter diten mi bllokoni komentet sa duket ia mbani hashimit anen apo keni frik, por edrejta dmedias esht qe pa dallime politike racore apo gjinore mos ti bllokoj komentet anesore