Lajçak: Jo njohje, por respektimi të integritetit territorial të Kosovës

Artikujt tjerė
- Lajçak: Jo njohje, por respektimi të integritetit territorial të Kosovës
- Tadiq: Deklaratat për ndarje sollën "integritetin territorial i Kosovës"
- Dy modelet serbe për Kosovën: Tiroli Jugor ose Belgjika Lindore?
- Bildt: Ndarja e Kosovës sështë opsion i BE-së
- Daçiq i kërkon BE-së të mos shtrojë dilemën: Kosova apo BE
- Shqiptari që e ndihmon Serbinë në veriun e Kosovës /video/
- Serbia si njeh as diplomat e lëshuara nga Shqipëria
- Vizat alarmojnë institucionet e Maqedonisë
- Karaxhiq: Duhet të shpërblehem, jo të gjykohem
- Trajkoviq: Kosova gjithnjë e më larg nga Serbia
Bruksel, 18 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe përfaqësues i BE-së për vendet e rajonit, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Brukseli nuk kërkon nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por të respektojë integritetin territorial të saj.
Ai ka hedhur poshtë mundësinë që të shlyhet nga Raporti i Progresit për Serbinë fjalia respektimi i integritetit territorial të Kosovës.
Kjo është një çështje që i takon KE-së, por personalisht mendoj se kjo është e pamundur, sepse raporti tashmë është publikuar, ka deklaruar Lajçak.
Ai ka thënë se ajo fjali ka hyrë në Raportin e Progresit për Serbinë si një përgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë, në të cilat potencohet ndarja e Kosovës, gjë që për Brukselin është e papranueshme. Ky formulim ishte përgjigje ndaj atyre deklaratave, ka theksuar Lajçak.
Gjithashtu ai ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë. Sipas tij, dialogu u duhet të gjithëve dhe është thelbësor për përparimin e mëtejmë të Serbisë drejt BE-së. Ai ka theksuar se Serbisë nuk i është kushtëzuar rruga drejt BE-së me njohjen e Kosovës.







